BE: Shqyrtim te shpejte aplikimit te Shqiperise

DUBROVNIK - Nje takim i posacem eshte zhvilluar mes ministrit te Puneve te Jashtme, Lulzim Basha, dhe homologut te tij te Suedise, vend i cili mban Presidencen e radhes se BE-se, z. Carl Bildt. Takimi u zhvillua ndersa Basha mori pjese ne Samitin e Dubrovnikut "Imperativet strategjike te Evropes: Energjia, Investimet dhe Zhvillimi".
Bashkebiseduesit vleresuan procesin zgjedhor si nje test i maturise se klases politike ne Shqiperi. Ministri i Puneve te Jashtme te Suedise Karl Bildt, siguroi z. Basha se presidenca suedeze do te mbeshtese shqyrtimin sa me pare te aplikimit te Shqiperise per statusin e kandidatit per vend anetar ne BE. Gjithashtu, ai u shpreh se Suedia mbeshtet permbylljen pa vonese te procesit te liberalizimit te vizave ne zonen Shengen per shtetasit shqiptare, e parashikuar per t'u realizuar ne vitin 2010.
Basha tha pas takimit, se informoi z.Bildt per procesin e formimit te koalicionit te ri qeverises dhe objektivin e tij themelor, integrimin evropian te vendit. Ne kete kuader z.Basha deklaroi se ai rikonfirmoi vendosmerine e Shqiperise per te ecur perpara me te gjitha reformat e domosdoshme per integrimin evropian te vendit. Po ashtu, z.Basha u takua edhe me z. Robert Kuper, Drejtor i Pergjithshem ne Sekretariatin e Keshillit Evropian, ku e informoi rreth ecurise se procesit zgjedhor ne Shqiperi.
Ne kete Samit, te organizuar nga Qeveria e Kroacise ne bashkepunim me qeverine e Suedise, vend qe mban presidencen e radhes se Bashkimit Evropian, merrnin pjese kryeministra, ministra te puneve te jashtme dhe zyrtare te larte te rajonit te vendeve anetare te BE-se, te Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian, NATO-s, etj.
Temat kryesore te ketij Samiti ishin perspektiva euro-atlantike e Ballkanit Perendimor, forcimi i metejshem i bashkepunimit rajonal dhe i bashkepunimit ne fushen e infrastruktures, energjise, ambientit, etj.
Gjate punimeve te Samitit, Ministri Basha u takua dhe bisedoi dhe me nje numer te madh homologesh dhe zyrtaresh te larte te pranishem ne Samit, si ministrat e jashtem te Maqedonise, Kroacise, Kosoves, Bosnje-Hercegovines, zv.Sekretarin amerikan te Shtetit Steinberg, Sekretarin e Shteti te Kanadase, Keddy, kryeministrat e Kroacise, Kosoves dhe Malit te Zi, te cilet shprehen urimet dhe konsideratat e tyre per procesin zgjedhor ne Shqiperi dhe fitoren e koalicionit te udhehequr nga Kryeministri Berisha.