Iran, nis procesi gjyqësor për qindra manifestues opozitarë
Qindra persona duke përfshirë dhe reformatorë u gjykuan sot përpara një gjykate revolucionare për pjesëmarrje në manifestime, pas rizgjedhjes së kundërshtueshme të presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad.
Personalitete të rëndësishëm të kampit reformator si dhe bashkëpunëtori i ngushtë i ish-presidentit Mohammad Khatami bënin pjesë mes personave që ndodheshin në bankën e të akuzuarve.
Mes personave të akuzuar figuronin manifestues të fotografuar në procesin e kryerjes së krimeve. Sipas raporteve të shtypit lokal, këta persona kanë marrë pjesë në trazira dhe janë akuzuar për veprime të kryera kundër sigurisë kombëtare, duke prishur rregullin publik dhe duke kryer akte vandalizmi.
Gjatë manifestimeve, kundër rizgjedhjes më 12 qershor të presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad, u arrestuan rreth 2 000 persona dhe 30 të tjerë u vranë.