PD Mungesa e infrastruktures rrugore ne kryeqytet faj i Edi Rames
Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, shprehu shqetësimin për trafikun e rënduar në kryeqytet.
Sipas tij, mungesa e theksuar e infrastrukturës së rrjetit rrugor kryesor dhe rrugëve dytësore, ndikojnë negativisht në komoditetin e lëvizjes së qytetarëve.
“Sot Tirana nuk lëviz, bllokimet e trafikut po e mbysin qytetin dhe është shumë e vështirë dhe të merr shumë kohë të lëvizësh nëpër Tiranë jo vetëm në orët kur trafiku është në kulmin e tij.
Tirana ka mungesë të theksuar të infrastrukturës së rrjetit rrugor kryesor (Unaza e Madhe), dhe asaj dytësore (akset kryesore lidhëse të zonave brenda qytetit), që ndikojnë negativisht në komoditetin e lëvizjes së qytetarëve.
Gjithashtu ka probleme të mëdha me sistemimin brenda blloqeve të banimeve, çka dëmton qytetin, i bën keq biznesit, banorëve dhe turizmit, askush nuk do të jetojë apo të vizitojë një qytet, i cili është kthyer vetëm në një vendparkim makinash”, tha ai.
Duke shtuar se askush nuk do të investojë në një qytet që nuk funksionon si duhet, me trafik mbytës dhe rrugë të papërshtatshme.
“Si pasojë e mungesës së mbikalimeve apo nënkalimeve, janë shënuar 34 të vdekur brenda 4 vjetësh në Laprakë.
Linjat e transportit urban në Tiranë mbivendosen duke vështirësuar trafikun. Ka mbivendosje të linjave ku dy linja operojnë 50-60% të itinerarit së bashku”, shtoi Bogdani.
Duke përfunduar se sot Tirana ka rreth 7% të sipërfaqes të dedikuar për transport, kundrejt minimalisht 20% që e kanë qytetet europiane.
Kryebashkiaku Rama premtoi dje se do të ndërtojë një tramvaj në Tiranë për të zgjidhur problemin e trafikut. Kjo jo vetëm është një ide e kopjuar nga rivali i tij Basha, por është e përsëritur dhe e vjetëruar: Rama e premtoi nëpër dhembë edhe në 2004 e sërish në 2007, sa herë që ka fushatë, e tani e risjell më të zbukuruar, për të na konfirmuar se për 11 vjet rresht nuk e bëri dot tramvajin dhe nuk e zgjidhi dot problemin e trafikut në Tiranë.
Ne të gjithë meritojmë një qytet që funksionon si duhet – dhe kemi nevojë për një Kryebashkiak i cili të përqendrohet 100% të kohës, vetëm në punën për të mirën e qytetit. Problemet e Tiranës vijnë nga fakti se Kryebashkiakut të tanishëm i intereson vetëm politika kombëtare dhe jo ajo se çfarë po ndodh në kopshtin e tij”, përfundoi Bogdani.