PD: Ne do të presim me qetësi, vendimet e institucioneve

Partia Demokratike me anë të zëdhënëses së saj Albana Mustafaraj edhe njëherë reagon pas deklaratave të bëra publike nga selia rozë, duke u shprehur qartë se kjo forcë do të presë deri në fund certifikimin e rezultatit zgjedhor, duke respektuar institucionet demokratike.
Në një deklaratë për shtyp, ajo deklaroi se zgjedhjet ishin transparente dhe këtë fakt e tregon transmetimi i tyre në media, ndërkohë theksoi se selia rozë është ajo e cila akuzon mazhorancën për zgjedhje të manipuluara.
Më tej, Mustafaraj kërkoi nga kreu i PS-së Edi Rama, që ti japë fund dhunës verbale, kjo e bërë tashmë e qartë sipas saj, ndaj Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe Kolegjit Zgjedhor.