E Diel, 1 Nëntor 2026

PD-PS Protestat jo lidhje me terrorizmin

Komisioni i Ligjeve ka miratuar ndryshimet ne Kodin Penal per terrorizmin. Me kembenguljen e opoziten eshte rene dakord ndryshimi i nenit 230 pika 2 ku cdo veper qe provokon gjendje tmerri ne publik si dhe protesta e 21 janarit te mos cilesohet veper penale me qellim terrorizmi ashtu sic propozohej ne variantin e qeverise. Por jo gjithcka ka nisur vaj per Komisionin e Ligjeve diten e djeshme ku deputetet e te dyja paleve jane perfshire ne nje debat te forte qe ka sjelle me pas dhe nderprerjen e seancen per gati nje ore. Ku vetem pas konsumimit te kafese ne menyre kolektive nga te gjithe anetaret brenda ambientit te Komisionit eshte bere e mundur ulja e nervave dhe qetesia e paleve. Vonesa me 45 minuta e anetareve te opozites ne Komisionin e Ligjeve ndezi debatin mes paleve cka detyroi kryetarin Ilir Rusmali te nderpriste mbledhjen per rreth nje ore per te mos vene ne rrezik kompromisin qe kerkojne ligjet me shumice te cilesuar. Qe ne fillim ka qene kreu i ketij Komisioni Rusmali ai i cili ne menyre ironike u eshte drejtuar deputeteve socialiste ne Komision qe te lejojne deputeten Felaj qe te shpjegoje ndryshimet ne Kod per terrorizmin.
Lejojeni relatoren te marre fjalen dhe te shpjegoje ndryshimet kerkoi Rusmali ne mbledhjen e Komisionit. Por fjala e tij eshte nderprere nga ana e nenkryetarit te Ligjeve deputeti socialist Fatmir Xhafaj i cili ka ironizuar me faktin se deputetet demokrate jane anetare ne dy tre komisione te perhershme parlamentare. Ju punoni me turne por ne nuk jemi me turne. Nuk eshte faji yne qe ju jeni deputete me turne sepse jeni deputete qe merrni nga tre komisione deklaroi Xhafaj ne mbledhjen e Komisionit. Pasi konsumuan kafen pa mediat ne salle gjithcka nisi qetesisht dhe diskutimi per ndryshimet ne Kodin Penal vijoi ne terma teknike I pandikuar nga qendrimet politike. Relatorja e ketyre ndryshimeve ne Kodin Penal ne nenin per terrorizminka shpjeguar te gjitha termat e ndryshuar teksa tha se grupi i punes kishte rene dakord gjate oreve te vona te nje dite me pare dhe qeveria hoqi dore nga perfshirja e nenit qe I cilesonte protestat e motivuara politikisht si veprimtari terroriste. Per paragrafin per te cilin ne patem nje debat dje dhe nuk arritem nje konsensus pati nje propozim nga Ministria e Drejtesise qe tek vepra me qellime terroriste te hiqnim paragrafin e pare ku jepet perkufizmi i veprave. Pas diskutimit arritem ne mendimin qe ky propozim duhet te lihet ashtu sikurse eshte ne Kodin Penal actual se nuk mjaftonte qe vetem duke vene anen objektive te vepres penale veprave me qellime terroriste ne te kishim ezauruar kete si veper. Pra thjesht dhenien e vepres objective pa u shoqeruar me qellimet nuk do mjaftonte per te qene fare veper penale. Jane elemente perberes te vepres penale dhe duhet te parashihen ne Kodin Penal. Besoj se te gjithe bini dakort qe Kodi duhet te sqaroje se kush konsiderohen vepra te tilla se kush jane qellimet terroriste ka argumentuar relatorja e ligjit deputetja e PS Felaj. Nderkaq komisioni ka rene dakord qe pastrimi i parave te cilesohet veper penale. Ne mbledhjen e ardhshme Komisioni do diskutoje amendamentet per dhunen ne familje.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›