E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder zjarr ne banesevdes i moshuari invalid

SHKODER- Flaket qe kane perfshire banesen i kane marre jeten nje te moshuari invalid ne qytetin e Shkodres. Banesa ndodhet ne katin e pare te nje pallati ne lagjen Qemal Stafa. Ajo eshte perfshire nga flaket gjate oreve te nates duke u gdhire mengjesi i sotem.

Viktima Zija Tahiri 78 vjec jetonte i vetem dhe ne momentin kur ka rene zjarri nuk ka mundur te dale pasi ishte i paralizuar. Forcat zjarrfikese kane bere te mundur te shuajne flaket per te mos u perhapur ne pjesen tjeter te pallatit por nuk kane mundur te shpetojne te moshuarin.

Nga te dhenat e para dyshohet se zjarri mund te jete shkaktuar nga ndonje shkendije elektrike. Policia po punon per te zbardhur shkaqet e ngjarjes.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›