E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleksander Peci transportohet ne Gjermani

TIRANE- Aleksander Jak Peci i shoqeruar nga nje ekip mjekesh te specializuar eshte transportuar nga Spitali Amerikan i Bazes Ajrore te Bagramit ne veri te Kabulit drejt Gjermanise. Ne oren 8 45 minuta ka mberritur ne Spitalin Ushtarak Amerikan ne Landstuhl ne Gjermani.

Nentetar Peci eshte pritur nga Perfaqesuesi yne Ushtarak ne Shtabin e NATO-s ne Bruksel Kunderadmiral Kristaq Gerveni dhe Perfaqesuesi Ushtarak ne Komanden e ACO kolonel Pirro Ahmetaj. Aktualisht nentetar Aleksander Peci eshte nen kujdesin e drejteperdrejte te mjekeve te Spitalit Ushtarak Amerikan ne Landstuhl ne Gjermani. Nentetari iu nenshtrua dje edhe nje operacioni tjeter i cili ka zgjatur disa ore. Operacioni dole me sukses te plote dhe ndodhet teresisht jashte rrezikut.

sg/aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›