E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-PS akuza te ndërsjellta për 21 Janarin

Seanca parlamentare e kësaj te enjteje ka nisur me një minute heshtje ne nderim te katër viktimave te 21 janarit. Ne përballjen e pare me mazhorancen ne sallën e parlamentit pas 21 janarit opozita ka kërkuar dorëzimin para drejtësisë se autoreve te vrasjes se 4 personave madje edhe te vete kryeministrit Berisha. Ndërsa mazhoranca akuzoi si përgjegjës për viktimat e 21 janarit Edi Ramen. Ruci ka paralajmëruar ministrat e qeverise Berisha se nëse do te vije koha kur te lajnë hesapet me drejtësinë ajo qe nuk do ti fale do jete historia. Ndërsa për Astrit Patozin mazhoranca është me e dhunuara nga 21 Janari, pasi opozita donte ti merrte mandatin e ligjshëm për te sjelle ne pushtet Edi Ramen.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›