E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australia nis evakuimet masive

Vijon te mbetet kritike situata ne Australi, ku mijëra persona janë evakuuar për shkak te ciklonit Jasi, qe pritet te godasë edhe zonat e banuara, te prekura nga përmbytjet e ditëve te fundit. Minierat dhe portet janë mbyllur, ndërkohë qe cikloni Jasi po afrohet ne drejtim te tyre. Sipas vlerësimeve, stuhia mund te gjeneroje ne ere deri ne 280 km ne ore ne momentin qe do te godasë Australinë Veriore, ne po te njëjtën shpejtësi dhe fuqi me uraganin Katrina qe goditi New Orlins ne 2005. Vetëm paraditen e te martës mbi 400 mije persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, një pjese e konsiderueshme e te cilëve janë turiste. Nga përmbytjet dhe shirat e furishëm te ditëve te fundit ne Australi kane humbur jetën 35 persona.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›