Përplasje fizike ne Kuvend

Seanca e sotme parlamentare ka nisur dhe është ndërprerë disa here, për shkak te përplasjeve fizike mes deputeteve ne foltoren e Kuvendit. Incidenti i pare është shënuar kur kreu i grupit socialist Gramoz Ruçi kërkoi fjalën, por zonja Topalli ia dha këtë te drejte ministrit Sokol Olldashi, me pretendimin se Ruci e kishte kaluar kohen e vet. Me pas, deputeti Paloka është konfrontuar fizikisht me Paulin Sterkajn, ndërsa me rifillimin e seancës ka qene Arben Imami ai qe është përplasur me opozitën. Përgjatë gjithë kësaj situate, qe u shndërrua ne kaos, deputetet e mazhorances përdornin fjalën ?turp? për kundërshtarët, ndërsa opozitaret akuzonin shumicën me thirrjet ?vrasës?.
Shpërndaje