E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-PS bashkojne votat edhe per Gjykaten Administrative Rozeta Rapushi

Miratohet me konsensus ne parim, pas tre vitesh zvarritje, projektligji aq shume i diskutuar per Gjykaten Administrative. Partite politike ngriten dje doren per te miratuar parimisht pa ndryshime projektligjin e sjelle nga qeveria me shume se tre vite me pare. Por qe nuk ishte miratuar, per shkak te mungeses se votave te opozites ne Kuvend. Socialistet, e cilesuan variantin e projektligjit te sjelle ne vitin 2009, megjithate per shkak te kohes se gjate qe ka kaluar, do te propozojne disa ndryshime. "Eshte bere nje pune shume e mire. Ne vleresojme qe t'i rikthehemi disa ceshtjeve, pasi ka 3 vjet qe rri si projektligj. Ne do te dorezojme shume shpejt propozimet tona per permiresimin e ligjeve", - u shpreh relatori socialist Armando Subashi. Sipas tij, pavaresisht permiresimeve qe jane bere, ka ende disa ceshtje qe kerkojne debat. Ndersa demokratet kerkuan nga koleget socialiste te mos e perdorin projektligjin si alibi thjesht per te thene qe ka dhene kontributin e saj. "Neser pasneser, te mos na dale ne fund qe ne po bejme shtesa e shtesa te tjera, procese dhe arnime, thjesht per te treguar se po japin kontribut ne kete proces", - tha deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj. Por, sipas nenkryetarit te komisionit, Fatmir Xhafaj, opozita nuk po kritikon nismen ligjore dhe as te beje ndryshime thelbesore, thjeshte do te propozoje permiresimet e saj ne kete nisme, pas degjesave publike te grupeve te interesit. Projektligji per ngritjen e Gjykates Administrative, eshte pika e fundit ne marreveshjen mes PD-PS te 14 nentorit. Drafti i dorezuar nga qeveria ne Kuvend ne vjeshten e 2008-s, u shqyrtua per nje kohe te gjate me grupet e interesit dhe nen asistencen e Euraliusit. Me konsensusin e te dy paleve, ai u pergatit per t'u miratuar ne seancen e fundit plenare te sesionit, qe i paraprinte zgjedhjeve parlamentare te 2009-s, seance ne te cilen opozita braktisi sallen dhe per rrjedhoje projektligji qe kerkon shumice te cilesuar nuk mundi te miratohet. Ne projektligjin e qeverise, eshte parashikuar ngritja e 6 Gjykatave Administrative dhe nje Apeli ne Tirane, ndersa hallka e fundit e ankimimit mbetet Gjykata e Larte. Pak dite me pare, PS organizoi edhe nje degjese publike, me juriste, perfaqesues te shoqatave te ndryshme te avokateve, biznesit, etj, prej te cileve kerkon propozime. Ngritja e Gjykates Administrative synon te zgjidhe kryesisht mosmarreveshjet mes biznesit dhe administrates shteterore. Ngritja e nje institucioni te tille si pjese e sistemit te drejtesise eshte dhe nje nga kushtet, qe vendi duhet te plotesoje per anetaresimin ne Bashkimin Europian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›