E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siguria ne vend Policia e Tiranes apel policive private

Drejtoria e Policisë së Tiranës i kërkon shërbimeve të ruajtjes dhe sigurisë fizike, ose siç njohet ndryshe policive private të rrisin masat dhe performacën e shërbimit. Kërkesa është dërguar në javën e fundit të shkurtit, dhe shkak janë bërë kontrollet e ushtruara nga ekipe të policisë së Tiranës. Gjatë vitit të kaluar ishin ushtruar kontrolle në 120 objekte të 87 shoqërive përkatëse nga të cilat në 48 raste ishin konstatuar shkelje dhe ishin ndëshkuar me gjoba. Më preblematike përaqitet situata për SHRSF-të që kryejnë ruatjen e bankave të nivelit të dytë, dhe më e specializuar paraqitet ruajtja e institucioneve, kryesisht ato të huaja. Policia e Tiranës kryen kontrolle të herëpashershme ndaj shërbimit të policive private, të cilat në total në Tiranë e kalojnë numrin e efektivëve të policisë së qarkut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›