Makthi perfundoi, 1 mije vendparkime te reja ne Tirane Luljeta Ndoka
"Makthi" i parkimeve, nje ngerc qe ka pushtuar Tiranen prej 20 vjetesh, eshte drejt fundit. Tashme, drejtuesit e automjeteve do te kene ku t'i parkojne makinat e tyre dhe do ta bejne nje gje te tille ne parkingun e pare nentokesor ne vendin tone, qe do te jene ne sheshin "Italia", prane stadiumit "Qemal Stafa". Ne kete parking do te kete plot 1008 vende, do te jete nga 4-5 kate nentoke, dhe perafersisht do te kete nga 200-250 vende per cdo kat. Sigurisht qe e gjithe kjo do te kete nje kosto per drejtuesit e automjeteve, kosto qe nuk eshte aspak me e larte nga ato parkingjet e stisura neper Tirane, per shkak te pamundesise se gjetjes se nje vendi parkimi. Nje ore parkim ne vepren e re qe do te nise te ndertohet shume shpejt, do te kushtoje 150 leke ora, ndersa me kalimin e oreve, vlefta per nje ore eshte me e ulet. E gjithe kjo ndermarrje e madhe do te realizohet pas nenshkrimit te marreveshjes se koncesionit per ndertimin e parkingut nentokesor ne sheshin "Italia". Keshtu, marreveshja koncesionare e nenshkruar dje, mes Kryetarit te Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, dhe perfaqesuesit te subjektit "Gener 2", Bashkim Ulaj i ka hapur rruge fillimit te procedimit te metejshem, per ndertimin e ketij parkimi nentokesor. Parkimi nentokesor ze nje siperfaqe prej afro 9 mije metra katrore te sheshit "Italia". Sipas Bashkise se Tiranes, vlera e investimit eshte rreth 1.6 miliarde leke dhe realizimi i saj do te behet brenda nje viti, nga dita e nisjes se punimeve. "Kjo veper, e cila do te filloje te ndertohet se shpejti eshte pa dyshim nje front shume i mirepritur pune ne kryeqytet, i cili do te hape me qindra e mijera vende pune, po te kemi parasysh zinxhirin qe terheq industria e ndertimit, anembane degeve te ndryshme te furnizimit, mirembajtjes e shume e shume aspekteve te tjera", - tha Basha. Ai garantoi se ky projekt do te pasohet se shpejti, nga projekte te tjera per ndertimin e parkingjeve anembane Tiranes: "Shpreh vendosmerine tone per te ecur perpara me kete politike koncesionare dhe ne kete jave te dyte te marsit, te perdor metaforen e shumeperdorur qe "kjo le te jete dallendyshja e pare" e kontratave te tilla koncesionare dhe e ndertimeve te parkimeve anembane qytetit tone, aspekt shume i rendesishem, per nje Tirane moderne evropiane, per nje Tirane te shekullit XXI" - theksoi Kryebashkiaku Basha. Perfaqesuesi i firmes zbatuese, Bashkim Ulaj, shprehu vendosmerine, per realizimin e shpejte te ketij projekti, te cilin e konsideroi nje tjeter premtim te mbajtur te zotit Basha. "Jam i kenaqur qe jam sot per te firmosur kete kontrate, realizimi i se ciles do te jete shume i shpejte dhe brenda te gjithe parametrave e standardeve qe koha sot kerkon", - tha Ulaj.
Sa do te kushtoje parkimi ne sheshin "Italia"
Tarifat qe do te aplikohen jane miratuar tashme me vendimin e Keshillit Bashkiak te 28 dhjetorit 2011. Keshtu, nje ore qendrim i automjetit do te kushtoje 150 leke. Me pas me shtimin e oreve te qendrimit, ulet tarifa e parkimit. Keshtu per qendrimin nga 2 deri ne 4 ore tarifa shkon ne 54 leke per ore, kurse per 4 deri ne 8 ore tarifa zbret ne 48 leke per ore. Per biletat ditore parashikohet nje pagese prej 361 leke, ndersa per pagesat pergjate nates parashikohen 351 leke dhe per pagesat mujore qytetaret duhet te paguajne 10.833 leke. Ndryshe nga keto tarifa, parashikohet ne vendparkimet e kategorive te vecanta ku perfshihen invalidet dhe personat me Aftesi te Kufizuara. Sipas projektvendimit, keta qytetare duhet te paguajne 31 leke per nje ore, dhe po e njejta tarife ruhet edhe per oraret e tjera. Per sa i perket biletes ditore ajo eshte parashikuar te kushtojne 133 leke, kurse ajo e nates ne 279 leke. Per kete kategori personash pagesa mujore do te jete vetem 4 mije leke.
Efektet pozitive qe do te sjelle ne Tirane
Parkimet e nendheshme jane pare nje mundesi me e mire e zgjidhjes se problemit, pasi ne bote, por edhe ne vendin tone, mungesa e kapaciteteve te parkimit (ne dhe jashte rruges) ne hapesirat e bizneseve ne qytet, mund te vonoje rritjen ekonomike te qytetit, por krijon edhe stres tek shoferet, te cilet kerkojne parkim dhe mund te rezultoje ne humbje te produktivitetit. Nga ana tjeter, nje oferte e madhe parkimi, mund te rrise numrin e makinave qe hyjne ne qytet, duke reduktuar perdorimin e transportit publik, duke sjelle si rezultat impakt negativ ne mjedis, ne menyren e jeteses per qytetaret, ashtu edhe ne rritjen e ngarkeses se rrugeve kryesore te qytetit. Ne projektvendim ne pjesen argumentuese thuhet se parkimi me kohe te gjate pa asnje rregullim ne hapesira rezidenciale, mund te sjelle si pasoje qe vete rezidentet te gjejne parkim diku tjeter, larg shtepise se tyre drejt vendeve te tjera duke zene hapesira gjate dites. Po keshtu, parkimi i gabuar inkurajon shoferet per parkime ilegale dhe perdoruesit e makinave te braktisin transportin publik.