PD-PS bllokojne Kodin debatper nepunesit qe kandidojne
TIRANE- Komsioni i Reformes Zgjedhore diten e djeshme ka debatuar deri ne oret e vota te nates ne lidhje me piken e ndryshimit te Kodit qe ben fjale per doreheqjen e nepunesve civile qe do kandidojne per deputete per barazine gjinore dhe per listen e kandidateve nese do jete me 140 apo me me shume kandidate. Tere procesi ka mbetur ne keto tre elemente ku palet kane mbetur te palekundura ne qendrimet e tyre duke bere qe serish keto tre pika te kthehen per diskutim dhe njehere ne grupin e eksperteve per te rene dakort me pas. Shkak i ketij bllokimi eshte bere doreheqja e zyrtareve shteterore qe kandidojne ne zgjedhje. Socialistet te mbeshtetur edhe nga nderkombetaret kane kerkuar vendosjen e nje standardi ligjor ku te saktesohet se zyrtaret qe kandidojne ne zgjedhje duhet te largohen nga posti perpara nisjes se fushates. Por demokratet e kane kundershtuar kete ndryshim. Me konkretisht behet fjale per nenin 63 pika 4 ne te cilen thuhet se smund te regjistrohet si kandidat pa hequr dore nga detyra nepunesit civil te nivelit te larte drejtues drejtuesit e institucioneve qendrore e enteve publike qe sgezojne statusin e nepunesit dhe zyrtaret e tjere te cileve u ndalohet me ligj aktiviteti politik gjate ushtrimit detyres. Me tej ky nen vijon duke sugjeruar qe per nepunesit e tjere civile te zbatohet masa e pezullimit nga detyra sipas ligjit. Njeheresh nje pike tjeter qe ka sjelle perplasje ka qene propozimi sipas te cilit numri i kandidateve ne listen shumemerore te nje partie te regjistruar si subjekt zgjedhor me vete ose e partive te koalicionit ne teresi duhet te kete aq sa ka mandate ne zonen zgjedhore perkatese. Per cdo zone zgjedhore te pakten tridhjete per qind e listes shumemerore dhe nje ne tre emrat e pare te listes shumemerore duhet ti perkase seciles gjini. Per zgjedhjet e organeve te qeverisjes vendore nje ne cdo tre emra ne liste duhet ti perkase seciles gjini. Kane rene dakort per afatet dhe kriteret e regjistrimit te partive dhe kandidateve ne zgjedhje. Kapitulli per regjistrimin e subjekteve politike qe u miratua pasditen e djeshme ekspertet detyrojne partite te regjistrohen ne KQZ 60 dite para mbajtjes se zgjedhjeve nga 45 qe ishte me pare. Listat duhet te behen publike 50 dite para dites se votimit nga 40 qe ishin ne kodin e vjeter. Kjo per ti dhene me shume kohe votuesve te njihen me kandiatet si dhe KQZ te nise pergatitjen e bazes materiale sic jane fletet e votimit. Kodi i ri ka hequr dhe disa klauzola per partite qe skane deputete ne Kuvend apo kandidojne vetem. Firmat qe duhet te mbledhin partite e kandidatet e pavarur skane me nevoje per deklarata te noterizuara nje kosto te paperballueshme per kandidatet dhe partite. Por nga ana tjeter shtohet numri i firmave te detyrueshme per te bere te vlefshme nje liste.
sg/shqiptarja.com
sg/shqiptarja.com