PD-PS dakord ndryshimeve për afatet e regjistrimit të partive
03/02/2012 Komisioni për Reformën Zgjedhore
Pasditen e djeshme përfaqësuesit e mazhorancës dhe të opozitës në komisionin e përbashkët për reformën elektorale kanë rënë dakord të bëjnë ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE–ODHIR-it në pjesën ku flitet për regjistrimin e subjekteve zgjedhore. Edhe pse mbledhja u mbajt me dyer të mbyllura, mësohet se një prej ndryshimeve që vihet re në të gjitha nenet është zgjatja e afateve me 10 ditë. Çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si objekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 70 ditë para ditës së zgjedhjeve. Më parë ky rregull ishte 60 ditë. Nëse në zgjedhjet e kaluara partitë ose koalicionet dorëzonin listën e tyre 40 ditë përpara zgjedhjeve, me ndryshimet në Kod ato duhet t’i paraqesin listat 50 ditë përpara zgjedhjeve. Një shtim i afateve do të bëhet dhe për regjistrimin e komisionit nismëtar në komisionin zonal të administrimit zgjedhor, që do të bëhet 70 ditë përpara datës së mbajtjes së zgjedhjeve. Zgjatja e afateve nuk janë të vetmet ndryshime që do t’i bëhen Kodit Zgjedhor dhe diskutimeve midis PD-së e PS-së. Duke marrë shkas nga zgjedhjet e shkuara parlamentare, kur krerët e partive të vogla vendosën emrat e tyre si kryesues të listave në më shumë se një qark, OSBE-ja rekomandon që një gjë e tillë të mos ndodhë më. Kjo do të thotë se çdo kandidat për deputet i regjistruar në një listë shumemërore në një zonë zgjedhore ose kandidat për këshillat e bashkisë dhe të komunës nuk mund të regjistrohet si i tillë për një zonë zgjedhore tjetër, qoftë edhe për llogari të një partie apo koalicioni tjetër, dhe as i propozuar nga një grup zgjedhësish. Një tjetër ndryshim që do pasojë Kodi pritet t’u ofrojë lehtësi kandidatëve të pavarur që të regjistrohen në garën për zgjedhje. Në nenin 69 të Kodit Zgjedhor është parashikuar që kandidatët e pavarur të paraqesin 1% të firmave të listës së zgjedhësve, por në çdo rast nuk duhet të paraqesin më shumë se 3000 të tilla. I njëjti ndryshim do të pasojë edhe për regjistrimin e kandidatëve të pavarur që do të regjistrohen për zgjedhjet e njësisë vendore. Më tej ndryshimet në këtë pjesë të Kodit vijojnë me procedurën e mbledhjes së firmave. Për regjistrimin e kandidatëve nuk do të bëhet më depozitimi individual i nënshkrimeve për mbështetjen e kandidatëve, por në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore ato do të dorëzohen në KZAZ. Nënshkrimet do të shoqërohen me të dhëna të plota të zgjedhësit dhe për të gjithë ata që firmosin nuk do të jetë më e nevojshme të depozitojnë fotokopje të letërnjoftimeve. Sipas rekomandimeve të OSBE-së, zgjedhësi duhet të jetë i regjistruar në zonën zgjedhore në kohën që firmos për një kandidat të pavarur dhe ai mund të mbështesë më shumë se një të tillë. Të gjitha këto ndryshime, por dhe detaje të tjera teknike, do të diskutohen sot në mbledhjen e radhës të Komisionit për Reformën Zgjedhore.
Përfaqësimi i grave
Komisioni për Reformën Zgjedhore zhvilloi dje pasdite një seancë dëgjimore me shoqatat që mbrojnë të drejtat e grave, në fokus të së cilës ishte barazia gjinore dhe përfaqësimi i gruave. Në fjalën e tyre përfaqësueset e shoqatave të gruas thanë se janë paraqitur rekomandime me terma konkretë dhe 1 në 3 emra duhet të jetë emër gruaje. “Do të ketë penalizimi për partitë, nëse ky kriter nuk zbatohet. Do të shkojë deri në refuzimin e listave të kandidatëve për zgjedhje”, - propozuan përfaqësueset të shoqatës së grave. Këto propozime do të jenë pjesë e diskutimeve të Komisionit për Reformën Zgjedhore në ndryshimet e Kodit Zgjedhor në pjesën për barazinë gjinore.
Pikat
Afatet për regjistrimin e partive
Neni 64/ Regjistrimi i partive politike
1. Çdo parti politike të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve.
Neni 65/ Regjistrimi i koalicioneve
1. Dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, sipas nenit 64 të këtij kodi, mund të regjistrohen në KQZ si koalicion zgjedhor në shkallë vendi jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve.
Neni 67/ Lista e kandidatëve të partive dhe koalicioneve të partive
1. Partia politike që është regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor për zgjedhjet në Kuvend depoziton në KQZ listën shumemërore të kandidatëve të saj për çdo zonë zgjedhore jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve.
2. Partitë politike pjesëtare të një koalicioni depozitojnë në KQZ listën shumemërore të kandidatëve të tyre për çdo zonë zgjedhore jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve.
Neni 70/ Kandidatët e propozuar nga zgjedhësit për zgjedhjet vendore
3. Për paraqitjen e kandidatit nga zgjedhësit krijohet një komitet nismëtar me jo më pak se 9 zgjedhës nga zgjedhore përkatëse, të cilët janë të ngarkuar për mbledhjen e firmave për kandidatin. Jo më vonë se 70 ditë para datës së zgjedhjeve komiteti nismëtar regjistrohet në KZAZ, duke paraqitur emrat e anëtarëve të komitetit.
Neni 73/ Verifikimi i dokumentacionit
1. KQZ-ja ose KZAZ-ja, sipas rastit, verifikon rregullsinë e dokumentacionit të kandidimit dhe nëse vëren parregullsi në dokumentacion apo mospërmbushjen e kërkesave të Kodit Zgjedhor, ua kthen ato subjekteve zgjedhore për korrigjim jo më vonë se 45 ditë përpara datës së zgjedhjeve.
2. Dokumentacioni i korrigjuar depozitohet jo më vonë se 42 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Vendimi për miratimin ose refuzimin e dokumentacionit përfundimtar merret brenda 48 orëve nga depozitimi i tyre.