Tri plumba farmacistes, po kthehej në shtëpi
03/02/2012 Ekzekutimi në Shkozë nga 2 persona, nuk dihen shkaqet
TIRANË-Persona të paidentifikuar ekzekutuan me 34 plumba pistolete një farmaciste në periferi të Tiranës. Duke iu referuar burimeve të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 18:40, të ditës së djeshme në Shkozë, kur 35-vjeçarja Eleni Basho, me profesion farmaciste po kthehej në shtëpi. Deri më tani bëhet e ditur se viktima, nënë e një fëmijë, u qëllua me 3 plumba, por policia nuk ka të dhëna për shkaqet e ngjarjes së rëndë. Nga hetimet paraprake rezulton se autorë të krimit mund të kenë qenë dy persona, të cilët janë larguar menjëherë nga vendngjarja të favorizuar edhe nga errësira. Basho është gjetur e plagosur rreth 30 metra larg banesës së saj dhe kalimtarët që e panë në atë gjendje e nisën menjëherë për në spital, por ajo humbi jetën rrugës, për shkak të plagëve të rënda që e kishin marrë në trup. Policia mori në pyetje disa persona, kryesisht banorë të lagjes, ndërsa rezulton se bashkëshorti i saj ishte në punë në momentin e vrasjes. Për këtë ngjarje u ngrit një grup hetimor nga specialistë të policisë së Tiranës.