E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: PS ka vënë mbi interesat e shqiptarëve karrigen e Ramës dhe thesin e Kokëdhimës

TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar kreun e PS-së. Edi Rama se për 230 ditë mbajti peng ëndrrën Europiane të Shqiptarëve. Në një konferencë për mediat, Gerti Bogdani, tha se shkaku i bllokimit të votimit të ligjeve kishte si qëllim çimentimin e karriges së tij në krye të Partisë Socialiste.

“Pasi e prishi këtë ëndërr dhe dëmtoi ekonomikisht të gjithë shqiptarët, jo vetëm për 230 ditë, por edhe për mbi 230 ditë të tjera, pra për më shumë se 1 vit, sepse edhe nëse do t’i votohen 3 ligjet nesër në Parlament, si c' ka kerkuar PD, 230 ditë me radhë statusi merret në Dhjetor të këtij viti . Rama duke votuar të Enjten kërkon të lahet me ujrat e tij 3 javë para zgjedhjeve duke besuar se kështu do mund të lajë duart si pilati para Shqiptarëve që tashmë e kanë të qartë se kush ua pengoi ëndrrën Europiane. A do tia falin shqiptaret bllokimin qe i beri Rama pasaportës së tyre si qytetarë të një vendi me statusin e kandidatit për antarë të BE?! Edhe për sa kohë Edi Rama do të vazhdojë të jetë një faturë e shtrenjtë për Shqiptarët, një faturë që duhet ta paguajë secili prej nesh, madje edhe fëmijët tanë?”, theksoi Bogdani.

Sipas Bogdanit shqiptarët janë tashmë përballë 2 alternativave duke kujtuar se historia i ka ndëshkuar gjithmonë bllokuesit.

“Shqiptarët janë tashmë përballë 2 alternativave: alternativës sonë, që ka patur prioritet që nga dita e parë e deri më tani, integrimin, rritjen e mirëqënies dhe krijimin e vëndeve të punës për Shqiptarët, duke vënë interesat e tyre mbi çdo betejë të brendshme politike; dhe alternativën tjetër, që mbi interesat e Shqipërisë dhe Shqiptarëve ka vënë gjithmonë karrigen e Ramës dhe thesin e Kokëdhimës! Historia gjithmonë i ka ndëshkuar bllokuesit, shkatërruesit dhe piromanët e ëndrrave të qytetarëve të tyre. Ndaj, edhe nëse do t’i lejojë deputetët e tij të votojnë nesër në parlament, Edi Rama nuk mund t’i lajë duart e tij mavi para Shqiptarëve dhe para histories!”, përfundoi Bogdani. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›