E Shtunë, 31 Tetor 2026

Standardi

Kuvendi vendosi dje të heqë imunitetin e deputetit Lulzim Basha, pas kërkesës nga ana e prokurorisë për procedim penal. Gjatë votimit të fshehtë, me me 107 vota pro, 12 kundër dhe 4 abstenime heqjen e imunitetit të deputetit Lulzim Basha. Në këtë mënyrë, Kuvendi miratoi kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm për autorizim për procedim penal ndaj deputetit Lulzim Basha. Raporti Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve u lexua në seancën parlamentare nga anëtari i këtij Këshilli, deputeti Ilir Bano. Sipas këtij raporti, ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës-Morinë është një nga objektivat më strategjikë të qeverisë Shqiptare, me një rëndësi të jashtëzakonshme për Shqipërinë, Kosovën dhe më gjerë. Procedurat e ndjekura kanë qenë tërësisht ligjore dhe transparente.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›