PD: PS minoi punën e KQZ, Kolegji kapitulloi para presioneve
Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses, Laura Vorpsi përshëndeti punën e bëra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për procesin zgjedhor në vend. Sipas Vorpsit, PD dhe aleatët e saj arritën të realizonin zgjedhjet më të mira të mbajtura ndonjë herë në vend. Me vendimin e sotëm(djeshëm) formal të votuar nga katër anëtarë, KQZ përmbylli një proces zgjedhor i cili shënoi arritje, në lidhje me standardet e organizimit, dëshmoi vullnetin pozitiv të mazhorancës për organizimin e zgjedhjeve sipas standardeve, përkundrejt minimit që PS i bëri procesit, duke tërhequr anëtarët nga KQZ. Vendimi i sotëm(djeshëm) dhe vullneti i dëshmuar i PD dhe aleatëve të saj, për një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor nuk mund ta shlyejë vulën e turpit, me vjedhjen e votave që u provua në sytë e publikut dhe vëzhguesve vendas e ndërkombëtarë, tha Vorpsi. Në vijim, zëdhënësja e PD akuzoi Partinë Socialiste për ndërhyrja në vendimin e Kolegjit Zgjedhor. Qëllimi i PS ishte i thjeshtë, të shndërronte në organ të vetëm për zgjedhjet Kolegjin Zgjedhor, të cilin siç edhe u dëshmua e kontrollonte lehtësisht. Për fat të keq, Kolegji kapitulloi para presioneve çka u dëshmua publikisht përmes njëanësisë së tij, duke pranuar çdo kërkesë të bërë nga PS dhe LSI. Kolegji vendosi hapur dy standarde në gjykim, duke anuluar de facto kapituj të tërë të Kodit Zgjedhor me vendimet e tij dhe duke shkelur Kushtetutën, me vendimin për shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve, u shpreh Laura Vorpsi.