Martens dhe Orban mesazh urimi Bashës: Shpresojmë në një bashkëpunim të frytshëm
Presidenti i EPP-së, Ëilfried Martens dhe Kryeministri i Hungarisë, njëherësh kryetar i FIDESZ, Viktor Orban i kanë dërguar dje mesazhe urimi, kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në mesazhin e tij, Presidenti i Partisë Popullore Evropiane, organizata më e madhe politike në Evropë, me mbi 70 parti-anëtare nga 40 vende, ndër të tjera shkruan: I dashur Kryetar, Dua tu përgëzoj për zgjedhjen tuaj në postin e kryetarit të ri të Partisë Demokratike. Ju shpreh përgëzimet e mia më të thella dhe suksese në të ardhmen, në pozicionin tuaj të ri. Shpresoj në një bashkëpunim të frytshëm, shkruan Martens në mesazhin e tij. Ndërsa Orban në urimin drejtuar Bashës shkruan: I dashur z. Kryetar, Më lejoni tu shpreh përgëzimet e mia, për zgjedhjen tuaj si Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Në emër të FIDESZ, më lejoni tju shpreh dëshirën time të sinqertë, në vazhdimësinë e bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy partive tona, të cilat i kemi zhvilluar përgjatë viteve të fundit. Ju uroj shëndet dhe suksese në detyrën tuaj të lartë dhe me përgjegjësi, mbyll mesazhin e tij të urimit, Orban.