E Diel, 1 Nëntor 2026

PD-PS ngecin te reklamat qeveritare gjatë fushatës

Komisioni për Reformën Zgjedhore

Komisioni i Reformës Zgjedhore ka miratuar dje në parim propozimet e Partisë Socialiste për ndryshimin e Kodit Penal, që prekin krimet elektorale, masat ndëshkuese dhe mediat.

Maxhoranca dhe opozita janë ndarë në qëndrime, lidhur me propozimin e ndalimit të reklamave qeveritare gjatë periudhës paraelektorale. Sipas propozimit të ekspertëve të opozitës thuhet se çdo reklamë me karakter propagandistik, e bërë pas periudhës që kreu i shtetit ka dekretuar datën e zgjedhjeve, duhet të ndalohet deri në çeljen e fushatës elektorale. Bashkëkryetari i PS në Komisionin e Reformës, Damian Gjiknuri, deklaroi dje se spotet qeveritare duhet të rregullohen me ligj, pasi është një problematikë që sipas tij socialistët e kanë hasur dhe në zgjedhjet e shkuara. Nuk kemi gjetur konsensus, sidomos për një pikë që ne e konsiderojmë të rëndësishme, siç është përdorimi i fondeve publike për reklamat qeveritare përpara fushatës zgjedhore, një pikë e kritikuar, një pikë që patjetër kërkon rregullim ligjor të posaçëm përpara fushatës zgjedhore, pohoi Gjiknuri. Në draftin e saj, PS argumenton se për ndalimin e reklamave qeveritare nuk ka asnjë bazë ligjore që të pengojë apo të frenojë abuzimin me fondet publike. Blerja e reklamës shtetërore nuk ka asnjë bazë ligjore dhe nuk rregullohet me asnjë ligj specifik, duke e bërë këtë aktivitet të dyshimtë edhe nga ana kushtetuese, pasi në nenin 4 të saj parashikohet se e drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit, ndërkohë që aktiviteti në fjalë është një aktivitet publik i panormuar me ligj, thuhet në draftin e PS-së. Ekspertët e opozitës kanë deklaruar me tej në Komisionin e Reformës Zgjedhore se: Spotet qeveritare kanë qenë një problem i konstatuar hershëm nga opozita, pasi në vitin 2009 dhe 2011 janë shpenzuar para publike për blerje të kohës televizive nga qeveria, duke ndikuar në perceptimin e publikut dhe duke dhënë mesazhe politike.

SHTYRJA E AFATIT

Komisioni i Reformës Zgjedhore do kërkojë një shtyrje të afatit deri në pranverën e këtij viti. Ky fakt u bë me dije dje nga bashkëkryetari Damian Gjiknuri pas përfundimit të mbledhjes. Kuptohet që në funksion të ecurisë mund të kemi dhe shtyrje, prapë brenda një afati të arsyeshëm që gjithmonë është pranvera e këtij viti, theksoi deputeti Gjiknuri. Një tjetër pikë ku nuk po jepet drita jeshile midis demokratëve dhe socialisteve për reformën zgjedhore, është dhe dorëheqja e funksionarëve të lartë para se të përfshihen në garën zgjedhore. Është çështje akoma e hapur, ekspertët po punojnë, po shikojnë praktikën europiane, por kjo është një kërkesë që e ka Kushtetuta. Pra, funksionarët e lartë duhet të japin dorëheqjen përpara se të kandidojnë, theksoi Gjiknuri.

PROPOZIMET E PS PËR REFORMËN ZGJEDHORE
Nuk u miratua
Pas nenit 77, të shtohet neni 77/1 me këtë përmbajtje:

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›