E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emergjencat: 28 komuna janë të bllokuara

Me gjithë përmirësimin e kushteve të motit dy ditët e fundit, ende ka komuna të bllokuara për shkak të dëborës në vend.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave njoftoi mbrëmë se në të gjithë vendin janë 28 komuna të bllokuara. Sipas saj, mësohet se konkretisht në qarkun e Shkodrës janë 9 komuna të bllokuara, në Kukës janë 9, në Dibër 7 komuna dhe 3 të tjera në Elbasan.

Në qarkun e Elbasanit, dy komuna janë bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së gurëve nga lartësitë. Ndërsa rrugët nacionale janë të hapura, veç aksit Kukës-Peshkopi dhe segmentit Qafë-Mali-Fierzë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›