E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gërdeci”, lirohen nga qelitë, Delijorgji Pinari e Ngjeci

TIRANE-Tragjedia e Gërdecit më 15 Mars të vitit 2008 ku humbën jetën 26 persona nuk ka tashmë asnjë autor në pranga. Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë dha sot vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë për tre të arrestuarit, duke vendosur “arrest shtëpie” për Mihal Delijorgjin, Ylli Pinarin dhe Sokol Ngjecin.
Trupi gjykues , i kryesuar nga gjyqtari Ridvan Hado vendosi sot se të pandehurit duhet të lenë qelitë pasi për ta kanë përfunduar të gjitha afatet e paraburgimit.

Ky vendim i sotëm pason atë të 2 shkurtit, ku ishte Dritan Minxolli, ish drejtori i fabrikes së Gërdeci, i pari që përfitoi masën e sigurisë, arrest shtëpie”.
Sipas Kolegjit Penal të kryesuar nga relator Andi Celiku, masa e sigurisë e ka humbur efektin e saj për shkak të përfundimit të afateve, për këtë arsye është vendosur që Minxolli të linte qelitë dhe të dërgohej në arrest shtëpie.
Vendimi i gjykates sollui tension mes familjareve te viktimave te tragjedise se gerdecit, te cilet shpresojne per zbardhjen e plote te ngjarjes dhe venies para pergjegjesise se autoreve te tragjedise.

Gjyqi për Gërdecin është një ndër gjyqet më të mëdha në historinë e drejtësisë shqiptare. Në fabrikën e demontimit, e cila shpërtheu më 15 mars 2008, humbën jetën 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë. Prokuroria, për tragjedinë e rëndë vuri nën akuzë 29 persona, mes tyre Mihal Delijorgjin, administrator i "Albademil", Ylli Pinarin, ish-kreu i MEICO-s, si dhe ish-krerët më të lartë të ushtrisë shqiptare.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›