E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Pinjollët shpallën platformën anti-shqiptare

"Këto ditë, pinjollët e bllokut apo bllokmenët e rinj, Edvin Kristaq Rama, Xhelil Gjoni i ri, Sul Bushati i ri, Bilbil Klosi i ri, Beqja i ri, Shamku e re së bashku me antarët e vjetër të nomenklaturës komuniste Ruçin, Doklen e Gjinushin shpallën me gojën e Edvin Kristaq Ramës, liderit lakuriq, platformën e re anti-shqiptare me moton "nuk na duhen të huajt". Kështu është shprehur zëdhënësja e PD-së Erla Mëhilli në një konferencë për shtyp në lidhje me deklaratat e PS-së për rifillimin e protestave.
"Prapa platformës së bllokmenëve të rinj dhe punistëve të vjetër se "nuk na duhen të huajt", qëndron rikthimi në genin e etërve të tyre, të cilët për interesa të pushtetit të tyre kriminal i rezervuan vendit izolimin më të thellë" theksoi Mëhilli.
Sipas saj totoja "nuk na duhen të huajt" e pinjollëve të bllokut dhe punistëve të rregjur, të kryesuar nga lideri lakuriq Edvin Kristaq Rama, në një kohë kur shqiptarët kanë nevojë jetike lëvizjen e lirë pa viza në Evropë dhe integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, dëshmon qartë se këta shokë nuk kanë interesa të tjera përveç mbrojtjes me çdo kusht dhe me çdo çmim të interesave të tyre personale dhe të kupolës së mafies që drejtojnë .
"Duke dënuar këtë platformë anti-shqiptare dhe anti-demokratike, kruekëput në funksion të interesave të mafies dhe ekonomisë së saj kriminale, PD u deklaron bllokmenëve të rinj se përpjekjet e tyre për të izoluar vendin sot, do të marrin ndëshkimin më të reptë dhe më të merituar nga shqiptarët" theksoi Mëhilli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›