E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundjava sjell reshjet e dëborës, probleme në veri dhe juglindje të vendit

Fundjava ka sjellë reshjet e dëborës në pothuajse gjithë pjesën veriore si edhe në juglindje të vendit. Edhe pse dëbora nuk ka patur shumë intensitet të lartë, janë shënuar problemet e para. Duket se situata më e rëndë paraqitet në qarkun e Dibrës dhe Kukës.
Kështu në Bulqizë të Matit, reshjet që kanë rënë dy ditët e fundit kanë krijuar probleme në disa zona, ndërsa më e rënduar situata paraqitet në fshatin Tërnovë dhe në komunën Krastë të Martaneshit. Këto fshatra janë izoluar, pasi trashësia e dëborës ka bllokuar rrugët kryesore. Ndërkohë në Kukës, më serioze gjendja paraqitet në komunat e thella si në Arrën, Zapod, Grykë Caj.
Probleme ka edhe në qarkullimin e mjeteve në këtë zonë dhe policia rrugore ka porositur drejtuesit të përdorin zinxhirët për të shmangur aksidentet.
Temperaturat e ulëta në disa zona të tjera veriore kanë krijuar ngrica në rrugë, duke vështirësuar lëvizjen e makinave, por deri tani nuk ka njoftime për ndonjë aksident. Punonjësit e ndërmarrjes së mirëmbajtjes janë në gadishmëri për të hedhur skorie dhe kripë edhe Qafa e Llogarasë u mbulua sot nga reshje të dëborës për rreth një orë rruga nacionale u bë e pa kalueshme por më pas me anën e ndërhyrjes së mjeteve borë pastruese aklsi rrugor që lidh Vlorën me jugun e vendit nëpërmjet bregut u bë i kalueshëm. Situata vazhdon e qetë dhe normale por vende vende policia rekomandon vënien e zinxhireve nëpër goma dhe kujdes në manovrim. Ndërkohë reshje dëbore ka patur edhe në juglindje të vendit, por që nuk kanë krijuar probleme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›