PD: Premtime për njohje nga Kuvajti

Drejtues të Partisë së Drejtësisë (PD) kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për ndërrimin e ministrave, duke vlerësuar se kjo është një mundësi për përmirësimin e domosdoshëm përmbajtjesor të qeverisjes së vendit dhe se me këtë krijohet më shumë hapësirë për ndryshime pozitive.
Në një konferencë për media të dielën, sekretari i përgjithshëm Abdullah Klinaku, ka thënë se Partia e Drejtësisë i mirëpret vendimet për ndryshimin e ministrave në Qeverinë Thaçi, sepse këto ndryshime sipas tij paraqesin një mundësi për përmirësime pozitive në vend.
“PD vlerëson se ndryshimet në Qeverinë e Kosovës paraqesin mundësi për përmirësimin e domosdoshëm përmbajtjesor të qeverisjes së vendit dhe atë jo vetëm në resorët në të cilët janë bërë ndryshimet, por edhe në sektorët e tjerë ku ka shumë hapësirë për ndryshime pozitive. Nevojat e mëdha të qytetarëve dhe sfidat e mëdha me të cilat po ballafaqohet shteti dhe shoqëria kosovare janë tejet të mëdha që vetëm formatizimet formale të jenë efektive dhe të japin rezultatin e dëshiruar. Për këtë PD-ja kërkon që Qeveria e Kosovës në hapat e mëtutjeshëm të ketë një planë konkret të zhvillimeve në vend, që do të realizojë ndryshimet pozitive në jetën e qytetarëve”, ka thënë Klinaku, transmeton Kosovapress.
PD-ja ka kërkuar miratimin urgjent të një sërë ligjesh me rëndësi, si ligji i punës, sigurimet shëndetësore, nivelizimin e pagave, sigurimin pensional, invalidor, sigurimin e investimeve të huaja, me qëllim të zvogëlimit të papunësisë dhe të varfërisë në vend.
Gjithashtu gjatë kësaj konference, Klinaku ka thënë PD-ja nga disa vizita që ka zhvilluar në shtetet anëtare të Konferencës Islamike, ka marrë premtime nga Kuvajti për njohjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.
“Kemi marr disa premtime që do të jenë në proces të shpejtë të njohjeve, por nuk kemi diçka konkrete ende. Vizitën e fundit që e ka pasur delegacioni i PD-së ka qenë vizita në Kuvajt, të cilët kanë dhënë premtimin që si pjesë e procesit politik që është njohja e një shteti, do të procedojnë shumë shpejt njohjen e shtetësisë së Kosovës, megjithatë jemi në kontakt, por nuk ka diçka konkrete më shumë”, ka thënë Klinaku.
Partia e Drejtësisë ka shprehur kënaqësinë për ndarjen edhe të dy drejtorive në komunën e Prizrenit si dhe në atë të Rahovecit për qeverisje në periudhën e ardhshme katërvjeçare, ndërkaq pritet që së shpejti PD-së t’i ndahet edhe një drejtori në komunën e Gjilanit dhe të Mitrovicës.