E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama uron Festën e Pashkëve: Problemet do të kapërcehen

Tiranë, 4 Prill NOA Në urimin për Festën e Pashkëve, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama është ndalur me problemet ekonomike që ka sot vendi, duke shprehur bindjen se të gjitha këto do të tejkalohen.

Ai ka theksuar se Festa e Pashkëve është dita e kapërcimit të kufirit të të pamundurës dhe si e tillë është një ditë për të uruar njëri - tjetrin se çdo pengesë është e kapërcyeshme.

Rama ka theksuar nivelin e krizës ekonomike në vend, e cila ka rënduar jetesën e shqiptarëve, duke shprehur bindjen se gjërat do të rregullohen.

Ska asgjë që është e pamundur dhe në kushtet kur shumë shqiptarë dhe shqiptare jetojnë momente veçanërisht të vështira, në kushtet kur shumë familje në këtë vend jetojnë një krizë ekonomike e cila realisht u ha shpirtin, është dita për të uruar që të gjitha këto të kapërcehen dhe për të shprehur besimin se të gjitha këto mund dhe do të kapërcehen sëbashku, përfundoi urimin e tij kreu i PS-së, Rama pas vizitës në selinë e klerit ortodoks në vend.

m.xh/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›