E Shtunë, 31 Tetor 2026

Page shtese per 3 mije persona mbi 55 vjec

Keshilli Kombetar i Punes ka kaluar ne mbledhjen e radhes projektligjin “Per trajtimin e vecante te punonjesve te profesioneve te veshtira dhe te rrezikshme”, nga i cili parashikohet qe te perfitojne rreth 3000 persona. Pas miratimit nga anetaret e Keshillit, projektligji pritet te kaloje per miratim ne Keshillin e Ministrave dhe ne Parlament.
Perfituesit
Ne projektligjin qe eshte hartuar nuk parashikohet nje ulje e moshes se pensionit, por kur personat te cilet i perkasin kategorise se pare per shkak te punes se veshtire te perfitojne nje pagese shtese, pervec pages qe kane pasi te kene mbushur 55 vjec. Ne kete projektligj parashikohet qe mbi 3 mije persona qe i perkasin 117 profesioneve te veshtira edhe pse nuk do te dalin me heret ne pension mund te perfitojne pagese shtese mujore. “Perfitojne ata minatore qe kane mbi 15 vite pune nen toke, si dhe ata punonjes te tjere te industrise se naftes e industrise kimike, te cilet duhet te 26 vite pune dhe te kene paguar siguracion”, Drejtori i Drejtorise se Politikave per Pagat dhe Pensionet ne Ministrine e Punes, Astrit Kuka. Sipas tij, keta persona duhet te kene paguar sigurime shoqerore per 30 vite me radhe ne menyre qe te perfitojne kete lloj pagese. Porsa i perket kesaj te fundit ajo do te jete e ndryshme ne baze te profesioneve.
Pagesa
Ekspertet e Ministrise se Financave, Punes dhe asaj te Ekonomise kane parashikuar qe pagesa nuk do te jete me e ulet se pensioni minimal dhe jo me e larte se dy pensione te tilla. Fondi per te financuar pagesat shtese nuk do te jete pjese e buxhetit te shtetit. “Per fondin kontribuojne punedhenesit, punemarresit, sindikatat dhe qeveria me dy per qind te rentes minerare”, u shprehen ekspertet. Ne kategorine e dyte jane klasifikuar profesionet e naftetareve, te cilet megjithese kane veshtiresi pune te medha nuk mund te perfitojne trajtim te vecante. “Duke pare pervojen nderkombetare, menduam qe te perfshijme vetem kategorine e pare te profesioneve te veshtira, duke lene jashte kategorite e tjera te cilet kane dhe numrin me te madh te punonjesve, sic jane industria e naftes. Me te drejte sindikata e tyre kerkoi te perfshihej ne projektligj, por kjo nuk eshte ne doren tone. Kategorizimi i profesioneve behet nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore per efekt te pensioneve”, u shpreh Kuka. Ky projektligj e ka kaluar tashme Keshillin Kombetar te Punes.

Kushtet e perfitimit
-Per te perfituar trajtim te vecante, personat qe punojne ne kategorine e pare, duhet te kene mbushur 15 vjet pune dhe te kene derdhur per 30 vjet kontributet shoqerore.
-Personat qe jane ne kategorine e pare por jo minatore duhet te kene 22.6 vite pune ne kete kategori dhe 30 vjet kontribut te sigurimeve shoqerore
- Punonjesit e te tjere te industrise se naftes e industrise kimike, te cilet duhet te 26 vite pune dhe te kene paguar siguracion

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›