E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qafe-Bote incident ne kufi gjate marshimit cam

Një incident i rëndë është regjistruar vetëm pak minuta më parë në pikën e kalimit kufitar në Qafë-Botë, ku deputeti i PDIU Dashamir Tahiri i shoqëruar nga Kryetari i Komunës Markat, Ismali Myrtaj si dhe nga nga disa gazetarë, nuk janë lejuar të kalojnë kufirin nga ana e palës greke.

Pas disa debatesh, deputeti Tahiri është lejuar të kalojë kufirin, ndërsa Myrtaj së bashku me gazetarët janë ndaluar me pretendimin e palës greke se ata përbënin "Rrezikshmëri për rendin publik".

Edhe pse kryetari i Komunës Markat ishte i pajisur me pasaportë shërbimi, nuk është lejuar të kalojë pikën kufitare nga ana e palës greke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›