PD: Programi i Rames, nje demagogji e paster
Menjehere pas prezantimit te programit te Partise Socialiste ne Pallatin e Kongreseve, mazhoranca ka kritikuar kryesocialistin per shfaqjen e tij. "Edi Rama pasi mbajti te fshehur 1 vit rresht programin e Partise se tij, doli para publikut me nje program i cili dallonte nga elemente si: realizime te programit Berisha te viteve 92-96 dhe premtime boshe te Fatos Nanos per 200 mije vende pune", u shpreh zedhenesja e Partise Demokratike, Erla Mehilli. Sipas saj, ai premtoi sot shqiptareve lugen e floririt te Babe Myslymit. "Rama u premtoi shqiptareve se do luftoje korrupsionin dhe si deshmi per kete iu paraqiti atyre 30 lejet e dhena Delijorgjit dhe 59 lejet qe ndau me Ledi Shkrelin dhe Alban Eftimin", deklaroi zyrtarja demokrate. Ajo theksoi se kryesocialisti u premtoi shqiptareve nje qeveri qe do te merret me hallet e tyre ndersa vete do te merret me lejet e ndertimit. Ndersa zedhenesja e fushates se Partise Demokratike, Majlinda Bregu, deklaroi se e reja me e spikatur e Konventes se Politikes se Re pa program te Edi Rames, ishte premtimi se nenat e reja shqiptare do te marrin 1 vit leje lindjeje. "Ky eshte nje standard i vendosur qe ne vitin 93 nga qeveria e Partise Demokratike", u shpreh Bregu. Sipas saj, ky premtim i ri, i realizuar tanime prej 16 vitesh, eshte ose nje premtim bosh e cinik si dhe te tjerat, ose Rama nga viti 93 e deri sot nuk di apo nuk e ka haberin se c'eshte familja, nena, gruaja e sigurisht lindja.
Integrimi ne BE
Vizat
Integrimi ne BE
Vizat