E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Qeveria hoqi shenjat e gishtave dhe testin e drogës

Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Posaçëm për Dekriminalizimin sqaruan dje ndasitë që ekzistojnë mes projektligjit të PD-së dhe atij të propozuar nga qeveria për largimin e të inkriminuarve nga nivelet drejtuese.

Sipas tyre, qeveria përjashtoi në draftin e saj ndërprerjen e mandatit për zyrtarët aktualë, dhënien e shenjave të gishtërinjve, testin e drogës, ngritjen e një instituti të posaçëm dhe heqjen e të drejtës për të konkurruar të dënuarve me vendim deri në 20 vjet përpara kandidimit.

Kryetari i Komisionit, Oerd Bylykbashi, anëtarët Eduard Halimi dhe Gent Strazimiri e quajtën projektligjin e qeverisë një imitim të draftit të propozuar më parë nga PD. Për kreun e Komisionit, Oerd Bylykbashi, për demokratët është kusht i panegociueshëm kalimi i këtij ligji përmes Komisionit të Dekriminalizimit.

pr"Kanë marrë ligjin që ka bërë PD dhe kanë hequr ato gjëra që vërtet sot do t'i diskretitonin përpara publikut. Ne jemi të hapur që këto nisma, t'i vijnë komisionit tonë, t'i diskutojmë aty bashkërisht dhe të gjejmë një version përfundimtar, por nuk ka rrugë tjetër të parashikuar, përveçse Komisionit për Dekriminalizimin. Çdo përpjekje që po bëjnë duke përdorur procedurën parlamentare për t'ia marrë Komisionit të Dekriminalizimit kompetencën, është në shtyrje të vendimit të Parlamentit, por më shumë se kaq, në thyerje të konsensusit politik", u shpreh Bylykbashi.

VERIFIKIMI
Përfaqësuesit e opozitës gjatë prezantimit të projektligjit për dekriminalizimin, theksuan se për verifikimin e çdo zyrtari të lartë në lidhje me përfshirjen në vepra penale apo përdorim të lëndëve narkotike, është parashikuar ngritja e një instituti të veçantë. Sipas Bylykbashit, pavarësisht se maxhoranca e ka kopjuar draftin e PD-së, e ka hequr nga projekti i saj krijimin e institutit, me qëllim që në konflikt interesi të hetojë vetë rastet e dyshuara.

"Kemi parashikuar një institut që, për fat të keq, në projektin e qeverisë në mënyrë të qëllimshme është hequr është e drejta e nismës për të verifikuar kërkimin. Pra, qeveria kërkon ta bëjë vetë verifikimin", tha Bylykbashi.

Demokratët e kanë cilësuar të hapur rrugën e konsensusit për miratimin e një drafti final të përbashkët me maxhorancës, por duke mos harruar të theksojnë se dhënia e shenjave të gishtave dhe testi i drogës janë kushtet e panegociueshme të PD-së përballë qytetarëve shqiptarë.
Eagle

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›