E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

PD: Rama dhe tregëtarët e tij thyejnë embargon ndërkombëtare kundër Rusisë

Partia Demokratike e opozitës deklaroi të shtunën se Shqipëria ka thyer embargon që Perëndimi ka vendosur ndaj Rusisë.

Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka tha se anije me mallra ruse dhe serbe, me destinacion Serbinë dhe Rusinë, kanë përdorur portin e Durrësit.

“Anije me mallra ruse dhe serbe, të denoncuara disa herë nga Partia Demokratike, me destinacion Serbinë dhe Rusinë, kanë përdorur portin e Durrësit, si portën e shqyer të Europës, folenë e korrupsionit dhe trafiqeve ndërkombëtare, duke mbajtur të hapur tubin e oksigjenit për Putin. Edi Rama dhe tregtarët e tij të sigurisë kombëtare janë të parët dhe të vetmit thyerës të embargos ndërkombëtare kundër Rusisë, per interesa të kësaj të fundit dhe “Rusisë së Vogël” në rajon”, tha ai.

Noka shtoi se për një vend të NATO-s dhe kandidat të BE, kjo është dyfish e dënueshme dhe dyfish skandaloze. Për kombin shqiptar kjo është nje tradhti e hapur kombëtare.

Noka tha se Partia Demokratike i bën thirrje NATO-s të shtojë monitorimin e hapësirës shqiptare.

“Përdorimi i portit të Durrësit në funksion të Vuçiçit dhe Putinit është shqyerje e portave të sigurisë kombëtare, shenjë se funksionet gjeostrategjike të Shqipërisë u nënshtrohen interesave të armiqve tanë dhe jo interesit kombëtar”, tha Noka.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›