Peqin, militantë të PS-së konfrontohen me policinë bashkiake

Militantë të Partisë Socialiste janë konfrontuar sot me policinë bashkiake në qytetin e Peqinit pasi kjo e fundit nuk ka lejuar vendosjen e flamujve të PS-së.
Në një linjë telefonike për “Ora News” deputeti i PS-së për Elbasanin Skënder Hasa ka theksuar se ngjarja ka ndodhur kur punonjësit e bashkisë së Peqinit nuk ka lejuar të vendosin flamujt e PS-së ashtu siç e parashikon ligji.
Sipas tij nuk janë lejuar flamujt e PS-së në Peqin ndërkohë që i gjithë bulevardi i qytetit është mbushur me flamuj dhe banderola të PD-së.
“Kemi ditë që kemi bërë kërkesë në bashki për vendosjen e flamujve por kjo kërkesë është anashkaluar nga punonjësit e bashkisë” theksoi Hasa.