E Diel, 1 Nëntor 2026

Presion ndaj shoqërisë civile në prag zgjedhjesh. Gjobitet Mjaft!

Lëvizja MJAFT! ka reaguar paraditen e sotme ndaj kontrollit që drejtoria tatimore e Tiranës ka ushtruar në selinë e kësaj levizje.

Sipas MJAFT, kontrolli i kryer disa ditë më parë ka qenë në kundërshtim me ligjin i cili parashikon se auditi duhet të përfundojë kontrollin brenda 24 orëve ndërkohë që inspektorët kanë qendruar në ambientet e kësaj organizate mbi një javë.

Mjaft e cilëson këtë veprim si një hakmarrje politike pas kërkesës dhe protestave që kjo lëvizje qytetare organizoi për të kërkuar dorëheqjen e ish-zv.kryeministrit Ilir Meta.

“Ne denoncojmë aktin politik të kësaj qeverie i cili erdhi pas protestave ndaj ish ministrit të jashtëm. Auditi shkeli ligjin duke qendruar 2 javë në ambientet tona pavarësisht se ne i kërkuam të respektojë ligjin”, thuhet në deklaratën e MJAFT!

Drejtoria Tatimore e Tiranës mësohet ta ketë gjobitur këtë lëvizje me një shumë prej 10 milion lekësh të vjetra për mos dhënie informacioni. (Tema -a.r)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›