E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Hipoteza e rivotimit, qesharake e mashtruese

TIRANE- Partia Demokratike tha sot se kandidati i saj për Tiranën, Lulzim Basha nuk ka asnjë arsye të kërkojë të mbys zërin e qytetarëve, ndërsa akuzat e PS-së për mospërputtje shifrash i quajti absurde.

“Sot ndërsa u njohëm me deklaratën e fundit absurde nga selia e PS, nuk mund të mos pohojmë se hipoteza e rivotimit është kryekëput qesharake dhe mashtruese”- thuhet ne deklaraten e PD-se.

Në një reagim pas deklaratës së kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, zëdhënësja e PD-së, Albana Mustafaraj tha se Edi Rama ka frikë të përballet me të vërtetën e humbjes së Tiranës.

Sipas saj, çdo lloj procesi sjell humbjen e Ramës.

Mustafaraj sqaroi për publikun e gjerë së PS-ja nuk ka paraqitur asnjë kërkesë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve lidhur me mospërputhjen e shifrave, pavarësisht se kishte 72 orë në dispozicion.

PS, tha ajo, ka paraqitur plot 5 kërkesa në Kolegjin Zgjedhor dhe KQZ, disa prej të cilave dhe absurde, por asnjëra prej tyre nuk ka lidhje me mospërputhjen e shifrave.

PD u bën me dije shqiptarëve se në përputje me Kodin Zgjedhior çdo forcë ka patur të drejtën ligjore, si para KZAZ-së së Tiranës, apo KQZ-së të paraqesë çdo lloj ankese- shtoi Mustafaraj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›