E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ nis shpërndarjen e mandateve për këshillat bashkiakë

Në mbështetje të Kodit Zgjedhor, Neni 166, KQZ përllogariti të premten në mbrëmje shpërndarjen e mandateve për Këshillin e Bashkisë Kukës, i cili përbëhet nga 25 anëtarë.
     
Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve, koalicioni "Aleanca për Qytetarin" ka marrë 15 këshilltarë në këtë Bashki, koalicioni "Aleanca për të Ardhmen" ka marrë 8 këshilltarë, ndërsa dy të tjerë kanë fituar si të pavarur.

Brenda koalicionit të djathtë, PD ka marrë katër këshilltarë, PR dhe PLL nga dy këshilltarë secila, ndërsa shtatë këshilltarët e tjerë janë nga partitë e tjera.

Ndërsa për koalicionin e majtë, PS do të përfaqësohet në këshillin bashkiak të Kukësit me 2 këshilltarë, ndërsa gjashtë parti të tjera do të kenë secila nga një anëtar. /Start/

                                                                                             2011-05-28 11:41
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›