Komisioni i Ligjeve miratoi 3 emrat per anetare te Gjykates Kushtetuese
Kalojne pa debate ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve, tre kandidaturat e para te Presidenti Bamir Topi, per anetare te Gjykates Kushtetuese. Ndonese do te jete Parlamenti, i cili te enjten do te vendose nese Altina Xhoxhaj, Bashkim Dede dhe Vangjel Kosta e kalojne apo jo "proven e votes", deputetet e mazhorances zhvilluan seance pyetjesh mbi kandidaturat e kreut te shtetit, ku nuk munguan edhe provokimet per disa prej tyre, qe dy vite me pare nuk e kaluan proven e Kuvendit. Me konkretisht, ishte deputeti i PD-se, Fatos Hoxha, i cili duke iu drejtuar kandidates Altina Xhoxhaj, i kerkoi asaj shpjegime se si ka mundesi qe u rrezua ne vitin 2008 nga Kuvendi si propozim per anetare ne Gjykaten e Larte dhe serish, renditet e para ne propozime per poste vakante. "Besoj se perzgjedhja behet ne baze te profesionalizmit, paanesise dhe kualifikimit", u shpreh ajo. Nderkohe qe pati edhe nga ata kandidate, si Vangjel Kosta qe u pyeten se cfare mendojne per greven e urise, ndonese ky i fundit nuk dha asnje vleresim. Pasi bene prezantimin, tre personat e zgjedhur nga Presidenti per t'u emeruar ne postin e anetareve te Gjykates Kushtetuese, folen edhe per korrupsionin ne sistemin e drejtesise, ndersa i faturuan organit te prokurorise, pergjegjesine per hetimin e rasteve te abuzimit. "Korrupsion ka, sic ka ne mjekesi ka ne drejtesi, ashtu edhe ne fusha te tjera. Duke qene se eshte veper penale, eshte detyra e organeve te hetimit dhe prokurorise qe t'i zbuloje keto raste korruptive dhe t'i sjelle ne gjykate", vleresoi Xhoxhaj. Ndersa Dedja, duke u ndalur tek ceshtja e imunitetit te zyrtareve, u shpreh se cdo kerkese e prokurorise qe eshte kerkuar per heqjen e imunitetit te gjyqtareve nuk eshte refuzuar asnjehere, por eshte puna e organeve investigative. R. Rapushi