PD: Rama mashtroi për xhepistin ordiner Kosta Barjaba. Akademia e Shkencave ngrin statusin e akademikut
Partia Demokratike i kërkon kreut të PS të shpjegojë lidhjet e tij me të arrestuarin për vjedhje në SHBA, Kosta Barjaba
Akademia e Shkencave ka pezulluar statusin e akademikut për Kosta Bajrabën, pas akuzave për vjedhje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat, Akademia e Shkencave njofton se vendimi mbështetet në raportin e policisë amerikane, që e akuzon zotin Bajraba, bashkëshorten dhe vajzën e tij për vjedhje në një supermarket.
Një një lidhje telefonike për Abc neës kryetari i Akademisë së Shkencave zoti Gudar Beqiri thekson se Akademia e Sheknecave e ka pezulluar nga çdo aktivitet Bajrabën, duke e konsideruar aktin e tij të turpshëm dhe i papranueshëm. Ndërkaq në një njoftim të shpërndarë për mediat thuhet se: “Kryesia e Akademisë së Shkencave e Shqipërisë mbështetur në informacionin e marrë nga mediat dhe Raporti i Departamentit të Policisë së Paolo Alto-s, SHBA, duke e konsideruar të papranueshëm, të turpshëm dhe në kundërshtim me moralin akademik, aktin e kryer nga z.Kosta Barjaba, në mbledhjen e saj të datës 5 janar 2013, vendosi të ngrijë qenien e tij si Akademik i Asociuar i ASHSH.”- thuhet në njoftimin e Akademisë së Shkencave.
PD: Barjaba, 20 vjet anëtar i PS - do denoncojmë zinxhirin e hajdutëve të Edi Ramës
Partia Demokratike reagoi sërish sot, pas vendimit të Partisë Socialiste për pezullimin e Kosta Barjabës. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e kësaj force politike, Laura Vorpsi ka reaguar ashpër lidhur me qëndrimin e PS për Kosta Barjabën, duke e vlerësuar një mashtrim të pastër të kryesocialistit Rama dhe një tentativë për ta minimizuar dhe censuruar aktin ordiner të xhepistit të partisë së tij. Vorpsi theksoi se Barjaba prej 20 vitesh është eksponent kryesor i PS dhe jo kontribues vullnetar siç deklaroi PS një ditë më parë. Ajo shtoi se ende në faqen zyrtare është urimi i Barjabës drejtuar simpatizantëve socialistë. “Zoti Rama mashtron kur thotë se xhepisti i tij Barjaba nuk ka lidhje me PS-në, ndërkohë që në listën e deputetëve të Qarkut të Vlorës në zgjedhjet e vitit 2009, z.Rama e ka vendosur Kosta Barjabën të shtatin në listë dhe më pas bëri çdo përpjekje dhe presion për të larguar një tjetër deputet të listës në mënyrë që Kosta Barjaba të futej në Parlament. Sipas z. Rama, Barjaba është futur vetë në listën e deputetëve të PS-së”-deklaroi Vorpsi.
PD më tej garantoi se me fakte dhe dokumenta do të denoncojë të gjithë zinxhirin e hajdutëve të Edi Ramës dhe i bëri thirrje Ramës që të publike lidhjet me Kosta Barjabën.
Fatbardha dhe Kosta Barjabën pezullohen edhe nga aktivitetet e PS-së
Partia Socialiste pezullon çiftin Bajraba nga funksionet e deritanishme. Komisioni i Garancive Statutore vendosi të pezullojë funksionet e të dy bashkëshortëve, Kosta dhe Fatbardha Bajraba në Partinë Socialiste.
Para vendimit, Kosta Bajraba mbante postin e Sekretarit të Grupit të Punës për Politikat Sociale, ndërsa Fatbardha Bajraba ishte zëdhënëse e këshilltarëve të majtë në bashkinë e Tiranës dhe njëkohesisht anëtare e partisë.
Nisma u mor nga kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën, Saimir Tahiri, pas publikimit të lajmit se çifti Bajraba ishte arrestuar në Amerikë për vjedhjen e një çante prej 238 dollarësh në një qendër tregtare.
“Mbi Fatbardha Bajraben rëndon një pozitë e papajtueshme me vlerat e familjes sonë politike”, tha në deklaratën e tij një ditë më parë Saimir Tahiri.
Raporti i autoriteteve policore amerikane: Barjaba u arrestua pas vjedhjes në qendrën tregtare
Vjedhja e një çante firmato me vlere 238 dollarë në një qendër tregtare në Shtetet e Bashkuara te Amerikës, nga Sekretari për programin e Politikave Sociale në Partine Socialiste, Kosta Barjaba, konfirmohet nga policia e Palo Altos. E njëjta faqe interneti që publikoi lajmin, tashmë citon zëdhënësin e policisë së qytetit. “Babai, nëna dhe vajza nga Shqipëria janë përballur me akuzën e vjedhjes në Palo Alto, pasi dyshohen se janë përpjekur të vjedhin veshje e burrash si dhe një çantë të shtrenjtë nga një dyqan”- tha zyrtarisht zëdhënësi i policisë, Sean Doëney.
Kosta, gruaja e tij Fatbardha Barjaba dhe vajza e tyre 23 vjeç, u arrestuan më 27 dhjetor. “Ata morën disa artikuj nga një dyqan i Nordstrom-it në Qendrën Tregtare Stanford”, u shpreh zëdhënësi.
Me ta pikasur, oficerët amerikanë u përpoqën t’i ndalonin, por, babai Kosta hodhi qesen e artikujve përsëri në dyqan dhe u largua bashkë me gruan, ndërsa oficerët mundën të kapnin të bijën.
Bëhet e ditur se të të tre të dyshuarit janë liruar më vonë me kusht.