E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedh te atin arrestohet 19 vjecarja ne Durres

Një 19 vjecare ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohet se ka vjedhur një sasi të konsiderueshme parash nga kasaforta e të atit. Fatma Buziu, dyshohet se në periudhën korrik-dhjetor të vitit që lamë pas, në një kasafortë në banesën e të atit të saj Shkëlqim Buziu ka vjedhur shumat prej 88 mijë franga zviceriane dhe 4 milion leke të reja.

Denoncimi është bërë nga i ati i 19 vjecares, Shkëlqim Buziu, menjëherë pasi ka konstatuar se në kasafortën mungonte shuma totale prej 15 milionë lekë të reja.

Sipas policisë dyshimet e të atit kanë ardhur, pas konstatimit që ky i fundit ka bërë që personi me të cilin 19 vjeçarja bashkejetonte prej disa kohësh, kishte blerë një automjet të tipit të fundit, jashtë mundësive të tij financiare.

Menjëherë pas denoncimit policia ka nisur hetimet, duke ndaluar fillimisht 19 vjeçaren.

Në dëshminë e saj para grupit hetimor, 19 vjecarja mësohet të ketë pranuar se ka marrë para nga kasaforta e të atit dhe se ato i ka shpenzuar për nevojat e saj personale, por jo të gjithë shumën e parave që i ati pretendon.

Ndërkaq Shkëlqim Buziu, me profesion peshkatar ka deklaruar se paratë i përkisnin hallës së tij, e cila jetonte në Zvicër, ku kjo e fundit i kishte kërkuar që t’ja ruante në banesën e tij në lagjen numër 1 Durrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›