E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpallet ne kerkim nderkombetar si person i humbur Julian ela

Julian Çela, djali 10 vjeçar i cili është zhdukur në rrethana misterioze është shpallur në kërkim ndërkombëtar si person i humbur.
Djali i nëndrejtorit të SHISH për Antiterrorin, rezulton i zhdukur prej datës 30 nëntor, kur ai është thirrur nga një persona më i madh në moshë në një qendër interneti në Laprakë, pranë shtëpisë.
Burimet policore i thanë abc neës se “i mituri mund të fshihet në ndonjë rreth, por dyshimet më të shumta janë se ai ka dalë jashtë kufirit, në mënyrë ilegale”.
Të njëjtat burime thanë se dyshimet më të shumta janë që I mituri të ketë rënë pre i mashtrimeve, ndërsa janë të paqarta shkaqet mungesën e kontakteve me familjen.
Një tjetër pistë është edhe ajo e rrëmbimit të të mitirit. Policia e Tiranës i ka bërë kërkesë interpolit për shpalljen në kërkim ndërkombëtar, ndërsa burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme pranuan se dosja do i kalojë kësaj prokurorie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›