Braçe: Prokuroria të nisë hetimet për shembjen e tunelit
"Ne, në emër të të gjithë qytetarëve taksapagues, kërkojmë sot me forcë, një shpjegim publik nga Prokuroria për arsyet e moskryerjes së veprimeve hetimore në vendin e ngjarjes, në dokumentin e këtij krimi ekonomik! Prokuroria urgjentisht duhet të fillojë hetimet për shembjen e tunelit të Kalimashit", theksoi Braçe.
Ai shtoi se ky hetim duhet të fillojë për shkak të një numri të madh shkeljesh që janë bërë gjatë ndërtimit të tij, si një prej abuzimeve më të mëdha që kanë ndodhur 13 vitet e fundit në Shqipëri. Braçe tha se " është e pafalshme mos ndërhyrja e Prokurorisë për të hetuar për këtë krim që është bërë me abuzime të rënda me paratë e taksapaguesve shqiptarë, me një faturë financiare që tashmë njihet botërisht".
Galeria veriore e tunelit Thirrë-Kalimash u hap në fund të muajit maj të këtij viti, ndërsa u mbyll një muaj më parë, pikërisht për t'i mundësuar kompanisë Bechtel and Enka të vijonin punimet në galerinë jugore, e cila nuk ishte hapur asnjëherë për qytetarët.