E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama moral si i ati që varte kundërshtarët politik

“Unë jam sot këtu për t’u rikujtuar shqiptarëve, se një akt të tillë të ulët Edvin Kristaq Rama, apo zoti 20 përqindësh e bën, sepse ai ndan të njëjtin moral të  të atit të tij, i cili firmoste ekzekutime dhe varje të kundërshtarëve politike”, tha deputetja Ledina Alolli.

Sipas saj, me këtë Rama dëshmon se është i aftë  të ndërmarrë çdo falsifikim, shpifje, apo trillim ndaj kundërshtarëve të tij. “Videon për të akuzuar Kryeministrin e montoi Edvin Kristaq Rama, sepse ai ka moralin e ulët të djalit që ka paditur në Gjykatë, babain e vet, si baba të fëmijës së tij dhe nuk ka pranuar të bëj analizat për të faktuar akuzën monstruoze, ndaj të atit. Videon për të akuzuar Kryeministrin, e manipuloi zoti Edvin Kristaq Rama, sepse ai është një prind i llojit ç’njerëzor që  i mohoi djalit te tij atësinë dhe kafshatën e gojës, kjo sipas dosjes gjyqësore, te botuar në shtyp nga bashkëpunëtori i tij më i afërt”, vijoi deputetja e maxhorancës.

Duke përmendur historitë personale të z. Rama, deputetja demokratja se ai është “është vëlla në moral dhe karakter me Aldo Baren, me të cilin ndan sipas dosjeve te drejtësisë, drogën dhe tenderët. Është vëlla në moral me klanin Gina dhe banda te tjera, me të cilat ka ndarë drogën, tenderët, shtratin, lejet e ndërtimit, por duket dhe krimet monstruoze”. Në fund ajo e akuzoi kreun e PS-së, se ai tentoi të bllokonte vizat duke ndërmarrë bojkote. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-18 14:57
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›