E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli i shqetësuar, Rusia mund ta njohë Palestinën

Medvedev pritet të takohet me Presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas.

Vizita e Presidentit rus në Izrael u anulua për shkak të protestës në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Zyrtarët izraelitë u shqetësuan pas intervistës së zyrtarit të Fatah-ut, Nabil Sha'ath për të përditshmen “Al-Hayat” të martën, ku theksi se Medvedev mund të konfirmojë njohjen që Bashkimi Sovjetik i bëri Palestinës në vitin 1988.

Një lëvizje e tillë do të ishte shumë kuptimplotë duke marrë parasysh edhe se Rusia është pjesë e kuartetit për negociatat për paqe në Lindjen e Mesme.

Një zyrtar i ministrisë theksoi se njohja e Palestinës nga ana e Rusisë mund të shkaktojë një efekt domino tek aleatët e Rusisë, përfshirë edhe Kinën.

Ndërkohë, Brazili dhe disa shtete të tjera amerikanojugore kanë njohur tashmë Palestinën e para luftës së vitit 1967.

/Start/F.Prroni/

                                                                                             2011-01-18 14:09
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›