E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama nuk tregon si do i realizojë premtimet, sepse nuk ka plan

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me daljen televizive të kreut të PS-së Edi Rama, i cili mbrëmë shpalosi programin për një ‘Rilindje Shqiptare’, direkt para një paneli analistësh dhe qytetarësh.

Në një konferencë për shtyp, deputeti i PD-së Gerti Bogdani akuzoi kryesocialistin se nuk iu përgjigj pyetjes se si do i realizojë premtimet, pasi nuk ka plan, duke shtuar se e vetmja përgjigjie ishte se do të krijonte një sistem për të hetuar qytetarët.

“Rama rezufoi të përgjigjet se nuk ka asnjë plan. Atij i intereson vetëm pushteti i tij. I vetmi premtim që bëri ishte se do të krijonte një sistem të ri për të hetuar qytetarët. Rama bojkotoi qytetarët duke refuzuar për t’iu përgjigjur pyetjeve.

Sipas Bogdanit, “Berisha dhe demokratët kanë ndërmarrë veprime konkrete për të ndryshuar jetën e qytetarëve shqiptarë dhe për ta përmirësuar atë. Ndryshe nga Rama, Berisha dhe PD kanë një plan për ta vijuar këtë ndryshim, demokratët kanë bërë shumë dhe ne e dimë se kemi ende për të bërë dhe për të bërë këtë kemi plan konkret”
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›