E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama po pastron parate e Lindes

Kryetari i PS-se Edi Rama ka qene serish dje ne qender te akuzave te PD-se. Gjate nje deklarate per mediat, zedhenesja e PD-se Laura Vorpsi, deklaroi se Rama hesht per pallatin e bashkeshortes se tij, sepse po pastron parate e saj. “Z.Rama heshti dje per pallatin e bashkeshortes se tij te ndertuar ne lulishten ne sheshin midis pallateve, me firmen dhe vulen e tij nga znj. Lindita Basha, investim ky prej rreth 2 milione eurosh nga dy familjare, njeri pensionist dhe tjetri i vetepunesuar. Z. Rama nuk ka dhene asnje shpjegim per personin qe ka marre apo ka dhene 100 milione leke, te deklaruara nga znj. Basha ne ILDKP, per te cilat nuk thuhet asnje fjale, burimi tyre, tatimi i tyre apo levizja ne llogari bankare. Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, hesht dhe nuk flet, pasi ai nuk del dot nga kthetrat e korrupsionit ku eshte zhytur”, thuhet ne deklaraten e PD. Gjithashtu duke u rikthyer tek rasti Barjaba, mazhoranca tha se kryesocialisti Rama, mashtroi shqiptaret kur nje jave me pare deklaroi se do te pezulloje Kosta Barjaben nga funksionet e tij nga PS. Zedhenesja e PD-se, i ka kujtuar gjithe opinionit publik, se kryetari i PS-se, gjestin e Kosta Barjabes, vjedhjen dhe arrestimin e tij ne Nordstrom te Palo Altos, e quajti thjesht nje gjest te papranueshem, si cenim te prones private, ne shumen prej 238 dollare. Selia blu i kujton Rames, se ai nuk mund te shkeputet nga Barjaba, jo vetem se e shoqja ka ndare shuma marramendese me te, por sepse Kosta Barjaba mund te denoncoje para drejtesise amerikane, Kryetarin e PS-se Edi Rama, per “pallatin ne paje”, te Lindita Bashes, firmat e tij te paligjshme dhe burimet e financimit te ketij pallati, qe me shume gjase, jane larje parash nga z. Rama. “Z.Rama nuk pezullon dot Kosta Barjaben, sepse ai di shume per kredine pa interes prej 100 milione leke te Lindita Bashes dhe origjinen e tyre, prandaj edhe ai njofton te gjithe audiencen socialiste, qe do te regjistroje ne akademine politike socialiste deri me date 20 Janar, se do te kene per lektor krahas Servet Pellumbit, Luan Omarit, Alfred Moisiut, Taulant Balles dhe xhepistin e tij Kosta Barjaba”, thuhet ne deklaraten e PD.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›