E Diel, 1 Nëntor 2026

Kostoja e zgjedhjeve, 123 mln leke, si do te ndahen parate Rozeta Rapushi

Rreth 123 milione leke, perllogaritet kostoja e zgjedhjeve parlamentare te 23 qershorit. Shifer kjo, ne te cilen nuk perfshihen parate qe do te shpenzohen per perdorimin e teknologjise ne zgjedhjet parlamentare, per qytetet pilot, Fier dhe Tirane. Ne mbledhjen e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pritet te miratoje shperndarjen e fondeve te buxhetit, por edhe ndarjen e fondeve qe partite politike do te marrin per pergatitjen ne zgjedhjet parlamentare. Fond qe ne total kap shifren prej 200 milione lekesh. Persa i perket buxhetit te KQZ-se, nje shume prej 64 milione e 300 mije leke ose me sakte 52 % e kesaj shume, do te shkojne per pagat e komisionereve dhe gjithe administrates se zgjedhjeve ne pergatitjet e zgjedhjeve parlamentare. Ndersa, 17 milione e 880 mije leke, perllogaritet qe te jete kosto e bazes materiale, ku perfshihen 3000 kutite shtese te votimit qe do te merren, si dhe kodet e reja te sigurise. Ndersa per marrjen me qira te ambienteve te votimit, KQZ ka perllogaritur nje fond prej 1 milione e 260 mije leke, shifer e ulet kjo, pas vendimit per te reduktuar numrin e qendrave te votimit ne ambiente private. Rreth 1.600.000 leke do te shkojne per udhetime dhe dieta. Ketij buxheti, qe pritet te miratohet ne mbledhjen e sotme, pasi t’i percillet qeverise, do t’i shtohen edhe kostot e perdorimit per te paren here te teknologjise ne Fier e Tirane. Nga ana tjeter, po ne mbledhjen e sotme, KQZ do te shqyrtoje dhe votoje edhe projektvendimin per shperndarjen e fondit per partite politike. Keshtu, sipas projektvendimit, buxheti i shtetit ka parashikuar nje shifer prej 200 milione lekesh si ndihme financiare, per partite politike dhe shperndarja e tyre, behet sipas ligji “Per partite politike”. “70 per qind, sipas numrit te deputeteve te fituar ne zgjedhjet e fundit parlamentare. Cdo parti parlamentare, perfiton ndihme financiare ne perputhje me numrin e deputeteve, qe ka fituar ne baze te sistemit zgjedhor te parashikuar ne Kodin Zgjedhor. 20 per qind, ne menyre te barabarte, ndermjet partive parlamentare dhe 10 per qind, sipas perqindjes se fituar ndermjet partive politike, qe kane marre pjese ne zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kane fituar mbi 1 per qind te votave ne shkalle vendi”, - thuhet ne kete ligj. Pjesa qe mbetet pa u shperndare nga 10-perqindeshi, i shtohet fondit prej 70 per qind dhe u ndahet partive parlamentare. Po keshtu, perfitim kane edhe partite qe kane marre pjese ne zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kane fituar mbi 1 per qind te votave ne shkalle vendi. Pervec partive parlamentare kete mbeshtetje e ka marre edhe Partia Socialdemokrate, e cila do te perfitoje ndihme.

PARATE PER PARTITE

PD 83.582.781

PS 80.677.952

LSI 11.688.438

PDIU 7.679.610

PBDNJ 7.917.610

PR 8.101.610

PSD 352.000

NDARJA E BUXHETIT

Fondi 123.000.000 leke

Pagat 64.300.000 leke

Baza materiale: 17.800.000 leke

Qirate e ambienteve: 1.260.000 leke

Udhetime dhe dieta: 1.600.000 leke

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›