E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama ra pishman që votoi imunitetin

 Zëdhënësja Silvi Bardhi, u shpreh se miratimi i këtij ligji është nga kërkesat e Brukselit për Shqipërisë.

“Me këtë rast sqarojmë qytetarët se, amendimet e ligjit të Gjykatës së Larte u propozuan nga vetë deputetët e Partisë Socialiste gjatë shqyrtimit dhe miratimit të ligjit të Gjykatës Administrative, votimin e së cilit z.Rama e bllokoi në Parlament për rreth dy vjet. Ky bllokim i radhës i z.Rama i ligjeve me tre të pestat që kërkohen nga Brukseli për marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë pas votimit konsensual të amendamenteve kushtetuese për kufizimin e imunitetit, tregon se kryetari i Partisë Socialiste është penduar thellë që lejoi deputetët e tij të votonin kufizimin e imunitetit të cilin Partia Socialiste e kishte bllokuar 10 vite me radhë për interesa personale të deputetëve të saj miliarder”, theksoi ajo.

Zëdhënësja tha se me urdhrin ndaj deputetëve për të mos marrë pjesë në mbledhjen e komisionit të Ligjeve, tregon se alternativa e vetme e Ramës është bllokimi. “Me këtë akt ai dëshmoi se në rast se u detyrua nën presionin e fortë të socialistëve të thjeshtë të votonte zhveshjen nga imuniteti të deputetëve socialistë miliarderë, ai mbetet i vendosur të përdorë verbërisht dhe në kundërshtim me interesat jetike të çdo qytetari shqiptar pushtetin që i kanë dhënë zgjedhësit e tij, për të bllokuar rrugën e shqiptarëve drejt Bashkimit Evropian”, shtoi ajo.

Sipas Partisë Demokratike, me bllokimin e reformave që kërkojnë tre të pestat në Parlament, Rama mendon se do të ulet më shpejt në karrigen e amshuar të pushtetit. “Mirëpo me këtë qëndrim ai nga njëra anë dëshmon se për karrigen dhe pushtetin e tij personal është i gatshëm të dhunojë edhe ëndrrën më të bukur të rinisë dhe mbarë shqiptarëve dhe nga ana tjetër tregon se e ka lexuar së prapthi leksionin e zgjedhjeve lokale të vitit që shkoi në të cilat ai personalisht dhe politika bllokuese e tij, përjetuan disfatën më të thellë dhe të hidhur të jetës së tij politike. Partia Demokratike i bën thirrje z.Rama të vendosë interesat jetike evropiane të të rinjve shqiptarë mbi interesat e  ngushta të pushtetit të tij personal dhe të lejojë deputetët e tij të votojnë në Parlament ligjet dhe reformat e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian”, përfundon reagimi. /Start/

                                                                                             2012-09-21 15:50
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›