Kryeministri ne Komitetin e Integrimit Keto 6 muaj u realizuan reforma te medha
Komiteti Ndërministror i Integrimit, nën drejtimin e Kryeministrit Berisha shqyrtoi në mbledhjen e radhës ecurinë e realizimit dhe zbatimit të Planit të Veprimit për integrim.
Kryeministri vlerësoi se këto 6 muaj, që nga miratimi i Planit të Veprimit në datën 21 mars të vitit 2012, është bërë një punë intensive dhe janë realizuar reforma të thella e të mëdha, ndër të cilat, më kryesorja është reforma e imuniteteve, si dhe reforma zgjedhore. Këto reforma u miratuan tërësisht me konsensus, çka përbën një arritje të vërtetë, theksoi Kryeministri.
“Me këtë votim në Parlament, Shqipëria renditet ndër vendet me standard të përparuar për sa i përket imuniteteve të zyrtarëve të saj, pra kufizimit të tij. Të pakta janë vendet që kanë standarde më të avancuara, të tjera vende, fatkeqësisht ruajnë standardin që ne e lamë pas dje, ndërsa ne renditemi, në tërësi, në grupin e vendeve me standard të larta në këtë fushë. Kushtetuta e vendit është bërë një Kushtetutë më e drejtë, më demokratike, më qytetare. Natyrisht, për koecidencë, kjo reformë u lidh edhe me statusin, edhe pse kjo është një betejë e hershme, e nisur 10 vjet më parë. Por lidhja me statusin ishte gjëja më logjike, sepse të pretendosh të afrohesh me vendet e tjera dhe të refuzosh kufizimin e imunitetit, ky është edhe sinjali më negative që u dërgon këtyre partnerëve dhe bashkëpunëtorëve”- deklaroi kryeministri.
Për sa i takon miratimit të reformës zgjedhore Berisha theksoi se në të janë adresuar të gjitha sugjerimet e misioneve të ODIHR-it për zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet lokale.
“Kjo reformë u miratua tërësisht me konsensus, çka përbën edhe kjo një arritje të vërtetë për bazën ligjore të zgjedhjeve të ardhshme. Opozita kishte iniciativën e të gjitha propozimeve dhe u shpreh shumë e kënaqur kur përfundoi kjo reformë, bëri vlerësim pozitiv. Unë e ndjej detyrë të qeverisë që gjithnjë t’i japë garancitë më maksimale opozitës për zhvillimin e zgjedhjeve, pasi nëse ka një fushë në të cilën ajo ka interesa jetike, këto janë zgjedhjet”
Duke iu referuar vizitës zyrtare të suksesshme të Presidentit të Republikës z. Bujar Nishani në Bruksel dhe takimeve të tij atje me personalitetet më të larta të BE-së, Kryeministri Berisha tha se në këto takime është diskutuar gjerësisht mbi reformat e realizuara në Shqipëri, progresin e tyre dhe perspektivën evropiane të vendit, janë parashtruar të gjitha arritjet në zbatimin e Plantit të Veprimit, sikundër edhe çështje të tjera që duhet të realizohen më tej në këtë proces. Në këtë kontekst, Kryeministri theksoi se qeveria ka në përmbushje e sipër një seri obligimesh, të cilat po punon që, me shpejtësi t’i votojë e t’i zbatojë. Kryeministri shprehu besimin në vullnetin edhe të opozitës për miratimin më tej të një sërë ligjesh të tjera që kërkojnë 3/5 në votimin në Parlament, si ligjin e Gjykatës së Lartë, Ligjin e Shërbimit Civil, por edhe ligje të tjera, që pavarësisht se kërkojnë shumicë të thjeshtë, do të ishte shumë mirë që ato të kishin konsensusin e të gjitha palëve.