PD: Rama të bëjë transparencën shëndetësore të grevistëve
TIRANë- Partia Demokratike i kërkoi sot kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, që të bëjë transparencë mbi gjendjen shëndetësore të pjesëmarrësve në grevën e urisë.
"PD i kërkon z. Rama të lejojë ekipet zyrtare shëndetësore të kontrollojnë shëndetin e grevistëve dhe të mos ketë frikë nga transparenca e gjëndjes shëndetësore të tyre, sikundër paralajmëron se për çdo cënim të shëndetit të grevistëve përgjegjësia ligjore do të jetë e tij", theksoi zëdhënësja e PD-së Erla Mëhilli gjatë një deklarate për mediat.
Sipas deklaratës, Edi Rama dhe Gramoz Ruçi vazhdojnë të bllokojnë shërbimin zyrtar shëndetësor për grevistët.
"Me këtë qëndrim Rama po shkel rëndë jo vetëm ligjet e vendit dhe Kushtetutën, e cila u garanton shërbim shëndetësor gjithë qytetarëve në nevojë të këtij vendi, por po shkel njëkohësisht Konventat e Gjenevës dhe Vendimet e Gjykatës së Strasburgut mbi çështjet e grevës së urisë dhe të burgosurve", theksoi Mëhilli.
(e.n/BalkanWeb)