E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama të heqë dorë nga presioni politik mbi mediat

Duke reaguar ndaj deklaratës së djeshme të kreut të PS-së,  zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli tha: “Edvini u tha mediave se kanë shitur lirinë e tyre vetëm se ato raportojnë të vërtetën mbi operacionet e ndërmarra nga qeveria në zonën e përmbytur". Ajo shtoi më tej se telekronistët e mediave, së bashku me mijëra zyrtarë lokalë e qendrorë, civilë e ushtarakë, anëtarë të Policisë së Shtetit dhe qytetarë të zonave të përmbytura, po përballen prej mëse dy javësh me pasojat e rënda të një fatkeqësie natyrore, ndërkohë që sipas saj, Rama bridhte hoteleve luksoze të Parisit dhe resorteve turistike të detrave të nxehta. Në vijim të deklaratës së saj, Mëhilli tha: “Edi Rama, nuk t'a kanë fajin gazetarët se raportojnë të vërtetën dhe nuk shpifin, trillojnë e mashtrojnë siç do ti, por faji qëndron në ligësinë e shpirtit tënd, që do të manipulojë edhe fatkeqësitë madhore natyrore”.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›